E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Ndoka: Do dalë një lidership i ri, ja çfarë kërkon ish-kryeministri

Përplasjet e fundit brenda së djathtës janë komentuar nga kryetari i PDK-së, Nard Ndoka. Ai nuk e konsideron si një përçarje ajo çfarë po ndodh mes Bashës e Berishës, por si një shenjë ringjallje brenda së djathtës.

I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, Nard Ndoka, theksoi se Berisha nuk po kërkon të marrë drejtimin e partisë dhe të jetë kryeministri i vendit, po ta kthejë PD në shinat institucionale.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar aksionin e radhës, pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Berisha ka thirrur një bashkëbisedim me demokratët në Tiranë, që do të zhvendoset në mbarë vendin.

“Nuk shoh një përçarje, shoh një ringjallje të PD-së, se është një agjendë interesante. Së pari ka nevojë të çlirohet nga Basha. Nuk e shoh Bashën si pretendent për kryeministër më, në aspektin e aksioneve politike.

Ai ka qëndruar se kishte njëlloj paragjykimi se ka mbështetjen e Berishës, ai mund ta mbajë peng PD, por nuk mund t’i japë shpresë. PD do të çlirohet edhe nga Basha dhe Berisha.

Ai lirohet nga vendimi, Berisha do ta hapë akoma më tepër lidershipin. E do të krijojë një hark opozitar akoma më të gjerë, padiskutim se ka mundësitë dhe besimin ta bëjë një gjë të tillë. Berisha nuk po kërkon të marrë drejtimin e partisë dhe të jetë kryeministri i vendit, po kërkon ta kthejë PD në shinat institucionale dhe të jetë një parti sovrane, të marrë një vendim pa diktat dhe trysni”, tha Ndoka.

Lexo edhe :   Patozi: Shpejtësia si ndërkombëtarët uruan Ramën, tregon ku është opozita
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...

Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

Nga: Ben Andoni Në Shqipëri është e prerë dhe e menjëherë-pranueshme se nëse e thotë diçka apo e artikulon ambasadori i SHBA-së, atëherë deklarata ka...