E premte, 15 Janar, 2021
9 C
Tirana

Ndoka: Covid-in do e ‘luftoja’ më mirë se Manastirliu

Për ish-Ministrin e Shëndetësisë, Nard Ndoka, pandemia e Covid-19 në vend nuk është menaxhuar siç duhet.

Ai tha se me nje kryeministër si Rama, nuk do të preferonte të mbante postin e Ministrit të Shëndetësisë për faktin se ai nuk dëgjon asnjë prej ekspertëve.

Ndoka beson se do e kishte menaxhuar situatën më mirë se sa ministrja, Ogerta Manastirliu.

“Kontributi i opozitës mendoj se është maksimal. Mundohemi me të gjitha mjetet tona për t’i ofruar zgjidhjet tona. Ne nuk kemi parë që gjatë kësaj periudhe, kryeministri të ketë një këshilltar në krah. Berisha ka pasur një këshilltar që ishte i specializuar në shëndetësi. Ne kemi pasur një mbyllje dhe kjho pati një kosto të madhe për ekonominë, psikologjinë. Ne patëm një kosto të madhe dhe nuk bëmë asgjë për të parandaluar koronavirusin.

Unë shoh që Rama duhet të kryejë detyrën e tij si kryeministër. Ai komitetin e ka antiligjor. Ky urdhëron siç i teket vetë. Kryeministri është pengesa e vërtetë dhe do ta kalojë me propagandë, demagogji. Unë nuk do ta pranoja postin e ministrit të shëndetësisë me një kryeministër si Rama. Unë kam menaxhuar dhe në kohë të vështira më parë. Do e kisha menaxhuar më mirë situatën se Ogerta Manastirliu.”, u shpreh Ndoka në ‘Report Tv’.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ramës nuk i del inati: Nën ujë janë Saliu, Iliri, Luli dhe Mona

Marrë shkas nga fjala e Ramës për përmbytjet, kryedemokrati Basha i ka kthyer menjëherë përgjigje, duke thënë se kryeminsitri bën propagandë me fatkeqësinë. Për...

Legjenda urbane e piktorit të mallkuar: Fëmijët e përlotur të Xhovani Bragolin

Ai është piktori venecian Bruno Amadio, ose i njohur më shumë si Xhovani Bragolin. I lindur në vitin 1911, artisti, për të cilin nuk...

Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Rama i ka kthyer përgjigje Metës sa i takon përmbytjeve. Kujtojmë këtu se presidenti Ilir Meta kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo...

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...