E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

‘Ndodhi në 48 sekonda’/ Lala tregon detaje nga vrasja pranë Gjykatës së Tiranës

Gazetarja e njohur investigative Klodiana Lala, deklaroi se ngjarja e rëndë ku 53-vjeçari Merxhit Picari vrau ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj, ndodhi në vetëm 48 sekonda. Deklarata e Lalës u bë mbrëmjen e sotme në emisionin ”Opinion” në Tv Klan.

Duke iu referuar prokurorisë, Lala u shpreh se në periudhë kohore, ish-bashkëshortja e viktimës, Dhurata Saliaj ia ka dhënë çantën me armë brenda të atit të saj, dhe ky i fundit e ka mbushur për të kryer vrasjen.

Sipas Lalës, Mexhit Picari e ka ekzekutuar ish-dhëndrin e tij me 3-4 plumba.

Klodiana Lala: ”Në 48 sekonda thotë prokuroria, Dhurata ngrihet nga vendi ku ishte ulur, i afron çantën babait. Babai merr cantën, në 4 sekonda tenton ta mbushë armën. E qëllon viktimën me 3-4 plumba dhe më një plumb në anën e djathtë qëllon avokatin dhe çohet, largohet.  Në moment, vajza ka hedhur kapuçin në kokë, ka marr një taksi dhe  ka telefonuar babain: “Babi ndërrrohu, unë po kthehem”. Për të fshehur krimin Mexhit Picari thotë që është gjetur rastësisht në lokal dhe ishte i vetëm, ndërkohë që kamerat e kanë filmuar që ishin bashkë. Ai thotë ndërsa isha në lokal, erdhi Kudreti, ndërkopë që Kuidreti ishte në lokal. Prokuroria thotë që babë e bijë kanë bashkëpunuar intensivisht. Dhurata Saliaj e ka mbajtur pistoletën në çantë dhe ja ka afruar babait në momentin e ngjarjes.”

Si ndodhi vrasja

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor, në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari, vrau në mes të lokalit bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.

Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij, në këtë proces divorci, Adriatik Camaj, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur. Autori ka qenë bashkë me vajzën Dhurata Saliaj në të njëjtin lokal me viktimën, disa karrige me tej. Mexhit Picari i ka shkuar nga afër Kudret Saliaj dhe e ka qëlluar me pistoletë. Pasi ka kryer vrasjen, është larguar në këmbë mes pallatesh. Ai është arrestuar tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndryshimet klimatike, 22 gigaton akull shkrihen brenda një dite

Ndërsa ndryshimi i klimës po shkakton temperaturat e larta në të gjithë Arktikun, Groenlanda humbi një sasi të madhe akulli, shkrirja e të cilit...

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...