E diel, 31 Maj, 2020
15 C
Tirana

Ndjesë dhe falenderime ndaj infermiereve tona të vyera

Më të lexuarat

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

Ardi Veliu nxori videon, e ëma e 15-vjeçarit zbulon vendimin që ka marrë

Nëna e djalit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial, Zaida Çobo, ka thënë se është ndjerë e tmerruar. Në një...

“Asnjë lëshim”, përfaqësuesi i opozitës jep sinjalet para mbledhjes së Këshillit Politik

Teksa pritet që për pak orë të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i LSI në këtë tryezë, Petrit Vasili, ka dhënë mesazhe...

Ambasada Amerikane prezanton projektin për Shqipërinë, Manjani nxjerr prapaskenat

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur thumbin e radhës, pas publikimit nga Ambasada Amerikane në Tiranë të disa pamjeve për të ngritur sallën...

Si paraqitet situata nga COVID-19 në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 111 persona si pasojë e koronavirusit. Kësisoj, numri total i viktimave shkon në 33,340. Autoritetet përkatëse...

COVID-19/ “Vendi jashtë kontrollit”, ish-deputeti shpalos 8 propozime

Ish-deputeti i PD-së, njëherësh mjeku reanimator, Tritan Shehu ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 në Shqipëri. Shehu, në një postim...

PD: Të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi se një kryeministër normal do ta kishte shkarkuar menjëherë një drejtor policie që justifikon me prova të...

Tiranë/ Abuzonin me një të mitur, arrestohen 4 persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 shtetas, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur. Specialistët për Hetimin e Krimit pas informacionit të...

Lëkundje tërmeti në Korçë

Një lëkundje tërmeti është ndjerë në Korçë së fundmi. Raportohet se tërmeti me magnitudë 4.05 ballë i shkallës Rihter, ka pasur si epiqendër Libonikun e...

E diela me apo pa makina? Policia e Shtetit dhe Rama japin versione të ndryshme

Kryeministri Rama dhe Policia e Shtetit kanë një përplasje lidhur me vendimet që kanë ndërmarrë, referuar masave ndaj pandemisë. Policia bie ndesh me atë çfarë...

Nga Prof. Dr. Isuf Kalo

Sot është Dita Botërore e Shëndetit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur t’ua përkushtojë këtë ditë juve, infermiereve të palodhura kudo që jeni në botë. Ndjesë që nuk kemi një këngë aq të bukur plot mirënjohje si ajo për ne mjekët, që ta këndonim edhe për juve në këtë ditë nderimi ndaj jush. Dhe sa keq që lufta, në të cilën ju jeni përfshirë në vijat e para kundër virusit vrastar COVID-19, nuk u lejon as juve, as neve, që ta festojmë siç e meritoni.

Ndjesë edhe që nuk kemi titull “Mjeshtre e madhe punës”, as “Infermiere nderi” apo ndonjë dekorate të posaçme profesionale që t’ua akordonim në këtë ditë të shënuar. Ndihemi të turpëruar që nuk ju kemi njohur në tërë dimensionet e kontributeve dhe të virtyteve tuaja në përballjet që keni pasur me sëmundjet dhe vdekjen në mbrojtje të shëndetit dhe jetës së qytetarëve tanë, të Europës e të botës. Gjithçka ka qenë pasojë e mendësive, e varfërisë kulturore e padrejtësive jo të qëllimshme jo keqdashëse ndaj jush, por që fatkeqësisht ua ka kufizuar hapësirat e veprimit. Si trajnerët e obseduar pas lojtarëve “yje”, bashkësia njerëzore ka besuar që fitoret arrihen vetëm me ata, duke injoruar kontributin tuaj në “golat” e shënuara nga shëndetësia.

Megjithëkëtë, në asnjë çast nuk ka pasur shpërfillje as diskriminim ndaj jush apo integritetit tuaj. Qasjet e gabuara të derivonshme ndaj rolit infermieror kanë rrjedhur prej prapambetjeve që kemi trashëguar si popull e si bashkësi në mënyrën e vlerësimit të meritave dhe të kontributeve në përgjithësi. Meritokracia, si në shumë profesione të tjera, ka pasur mangësira edhe në mjekësi. Ka pasur anakronizëm, orientalizëm e maniera ballkanike te ne. Për fat të mirë, Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri sivjet një gjest domethënës e korrigjues. Ajo ua përkushtoi datën 7 prill, Ditën Botërore të Shëndetit, pikërisht juve: Infermiereve “të devotshme”. Përfaqësuesi i zyrës së saj në Shqipëri, Dr. Raul Gonzales, në këtë ditë të shënuar, u drejtoi 29 mijë infermiereve tona urimet dhe falënderimet më të ngrohta në emër të asaj Organizate prestigjioze. Ai, me mirënjohje të thellë, theksoi se edhe “aktualisht, në luftë me Covid-19, infermieret po kontribuojnë, madje edhe me jetën e tyre”. Vetvetiu, bashkë me urimet dhe mirënjohjen e tij janë edhe urimet e të gjithë mjekëve, ato të Ministrisë sonë të Shëndetësisë dhe të mbarë qytetarëve tanë.

Një heroinë që inicioi ndryshimin

Roli thelbësor i infermierëve në sistemet shëndetësore të sotme nuk do mund të kuptohej në gjithë dimensionet e tij pa infermieren heroinë, Florence Naghtingal. Kjo vajzë 16-vjçare e një familjeje të pasur angleze, zgjodhi me dëshirë, rreth 160 vjet më parë, si mision e vokacion hyjnor në shërbim të shëndetit dhe jetës njerëzore, pikërisht profesionin e infermieres. “Falënderoj zotin që u bëra infermiere”, pat thënë shumë vite më pas me mirënjohje ajo për kënaqësitë e jashtëzakonshme që i dhuroi ky profesion fisnik.

Florence Naghtingali e rikonceptoi dhe guxoi që ta zgjeronte rolin e infermieres në bashkësinë e bluzave të bardha me dimensione të reja të panjohura më parë. Ajo themeloi dhe institucionalizoi “Infermieristikën” (Nursing) si profesion i veçantë me objektivat dhe përgjegjësitë specifike, që do ruante bashkëveprimin e ngushtë me profesionin mjekësor, por jo domosdoshmërisht të varej e të komandohej për çdo aspekt prej tij. Ajo theu mitin e famës në mjekësi si privilegj vetëm i mjekëve, profesorëve dhe akademikëve të mëdhenj. Si reformatore dhe eksperte e menaxhimit të sistemeve shëndetësore në Angli dhe jashtë saj, Florence Naghtingal u shndërrua në idhull. Dhjetëra portrete, skulptura, libra, poema, monografi, filma dhe drama i janë dedikuar asaj. Të rrallë janë njerëzit që janë shpërblyer për veprën e tyre gjatë jetës dhe pas saj me aq mirënjohje dhe adhurim sesa ajo.

Ditë kujtese

Por në ditë të tilla çdo vend ka obligimin që të kujtojë dhe nderojë “Florencat” e tij. Ato nuk kanë munguar, por ndodh që për fat të keq jo të gjitha patën shijuar nderimet dhe mirënjohjen qytetare të koleges së shquar angleze. Një infermiere heroinë të tillë shqiptare njoha shumë vonë edhe unë, falë shkrimeve të të afërmeve të saj dhe të mikut tim, Dashnor Kaloçi.

Ajo quhej Melpomeni Dilo. Pat lindur në Gjirokastër në vitin 1912, në një familje të fisme intelektuale. Dhe si Florenca zgjodhi me pasion profesionin e infermieres. Ajo do ishte ndër të parat që do të kryente në Tiranë me rezultate të shkëlqyera një shkollë 3-vjeçare për Infermieri me drejtoreshë një zonjë franceze, Madame Gabriela Laverngie. Në vitin 1929, fill pasi mbaroi shkollën, ajo doli vullnetare për të ndihmuar të sëmurët e prekur nga një epidemi e rëndë gripi në Shqipëri. E caktuan të kujdesej për batalionin ushtarak “Erzeni”, ku ajo fitoi admirimin e tyre falë aftësive, humanizmit dhe përkushtimit profesional të saj dhe në shenjë mirënjohje ata e dekoruan me një medalje argjendi. Më pas, Melpomeni, e pasionuar pas profesionit, mundi të përfitonte një burse njëvjeçare për specializim në Francë në fushën e kujdesit neonatal ndaj foshnjave të porsalindura. Kujdesi ndaj nenave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë qëllimi i jetës së saj.

Në kthim nga Parisi, ajo, së bashku me dy shoqet infermiere të saj, Nadire Kasaruho dhe Bedije Asllani, me iniciativën e tyre u lidhen me Kryqin e Kuq ndërkombëtar dhe mundësuan ngritjen në 15 prill 1937, në ambient e Spitalit të atëhershëm Civil, maternitetin e parë në Shqipëri. A nuk i ngjan ajo Florence Naghtingalit?

Por Melpomeni nuk ishte thjesht profesioniste e shkëputur nga jeta dhe pa interesa për problemet sociale dhe ekonomike të bashkëqytetarëve të saj. Instinkti patriotik e bëri atë të kryente një akt mbresëlënës për atë kohë. Në 7 Prill 1939, kur nga sheshi “Skanderbeg” i Tiranës po përgatiteshin të niseshin vullnetarët në Durrës për të penguar pushtimin e Shqipërisë nga fashistët italianë, me ata u bashkua edhe një vajzë e brishtë me bluzën e bardhë të infermieres. Ishte e vetmja femër që po shkonte jo vetëm të kontribuonte me ata burra si infermiere, por edhe si luftëtare me armë në dorë. Ata që e kanë përjetuar atë skenë, mallëngjehen kur kujtojnë dhe përshkruajnë se si qytetarët e panjohur të Tiranës i puthnin Melpomenit jo vetëm duart, por dhe bluzën e bardhë. Sa shumë krenari dhe nder i shtoi ajo profesionit të saj të dashur!

Melpomeni e kreu detyrën si infermiere patriote edhe gjatë viteve të Luftës Antifashiste, duke strehuar dhe mjekuar partizanë dhe klandestinë të plagosur. Me të gjithë veprën dhe kontributet e saj të shquara profesionale, intelektuale dhe patriotike, ajo meritonte të vihej me nderim në altarin tonë kombëtar. Për fat të keq, nuk ndodhi kështu. Lufta e klasave me absurditetin e saj biografik e ndëshkoi atë pa asnjë faj, vetëm si motër e dy vëllezërve të dënuar nga pushteti i pasluftës. Infermierja heroinë Melpomeni Dilo vdiq e decepsionuar, e papunësuar, e braktisur nga shteti i atëhershëm në moshën 59-vjeçare.

Lexo edhe :   COVID-19/ Italia drejt shërimit, ulet numri i viktimave
Lexo edhe :   FOTOT/ Si do të duket bota pas COVID-19

Megjithëse shembulli dhe virtytet e saj për fat të mirë nuk kanë humbur. Koleget tona infermiere të sotme po shkëlqejnë duke kryer edhe ato akte të ngjashme heroizmi vetëflijimi, të frymëzuara me të njëjtin pasion dhe përkushtim në luftën e re që po zhvillohet sot te ne dhe në botë kundër koronavirusit të egër.

Ditë reflektimi

Në një dite të tillë është e natyrshme që edhe të reflektojmë, për gjithçka ato që ne kemi krijuar dhe arritur në profesionin infermieror. Dhe për çka ndoshta duhet bërë më mirë.

Një hop sasior dhe cilësor i dukshëm është bërë te ne lidhur me numrin e infermiereve në shëndetësinë tonë, ashtu edhe për cilësinë e tyre në kuptimin e aftësive profesionale. Numri i tyre ka arritur në afro 29 mijë. Shtatë universitete publike dhe nëntë jopublike të akredituara i pajisin ata me diploma të arsimit të lartë si profesioniste në degët e Infermierisë të Përgjithshme, Fizioterapisë, Teknik Imazherist, Teknik Laboratori, Infermieri mami. Jo pak prej tyre kanë kryer edhe Masterin Profesional e Shkencor. Prej vitit 2008 është krijuar te ne “Urdhri Infermieror”, me mision arritjen e standardeve të larta etike e profesionale nëpërmjet statutit deontologjik dhe edukimit profesional të pandërprerë. Udhëheqja e mëparshme dhe ajo e re kanë ndërmarrë një sërë iniciativash energjike për fuqizimin e rolit dhe të zërit të tij. Ndërkohë, kërkesat e shoqërive të sotme për kujdes të specializuar infermieror janë në rritje, të pandalshme, sepse popullata po moshohet pa ndalur dhe ndryshimet ekonomiko-sociale e demografike, si edhe ato të stilit të jetës po rritin sëmundshmërinë.

Në këtë kontekst, një orientim i ri i planifikuar, bazuar ne pritshmëritë e kërkesave është i nevojshëm. Personave të moshuar u duhen sot infermiere me njohuri geriartrike, personave adult dhe fëmijëve obezë apo me diabet, të cilët po shtohen me shpejtësi në nunër, u duhet njohuri dietetike dhe aftësi komunikuese e edukative. Atyre të paralizuar apo me probleme osteartikulare u duhen mesazhiste e fizioterapiste. Të sëmurëve rëndë në faza terminale u duhen infermiere reanimatore dhe psikologe për mbështetje emocionale. Popullatës në përgjithësi i duhen infermiere të afta për injeksione apo për mjekime mikrokirurgjikale të plagëve, kurse grave shtatzënë apo lehona u duhen infermiere e mami, për konsultoret e tyre dhe të foshnjave.

Të gjitha këto shërbime specifike nuk janë monopol i infermiereve, por është fakt që ato kryhen me kompetencë dhe profesionalizëm shumë më të lartë nga infermieret sesa nga ne mjekët. Prandaj, edhe kërkesat për ato në tregun europian të shërbimeve shëndetësore janë gjithmonë në rritje. Disa mangësi, ndryshime e mospërputhje në kurrikulat dhe sylabuset te një numër i universiteteve tona ku ato diplomohen, nuk e ka penguar emigrimin e tërheqjen e infermiereve tona drejt vendeve të Europës Perëndimore. Ato vështirë se do të mund të pengohen edhe me ndonjë bonus apo rritje modeste të pagës. Them se është koha që të studiohen më thellë e pa paragjykime disa faktorë opsionalë që e shtyjnë këtë kontingjent drejt emigrimit.

Disa pyetje që kërkojnë përgjigje

Ato, natyrisht, janë opsionale dhe parciale, pa mundur dot të rrokin të gjithë spektrin e problematikës:
– Përse, ndërkohë që thuajse të gjitha infermieret tona janë tashmë me arsim të lartë dhe disa edhe me tituj shkencorë, thuajse asgjë nuk ka ndryshuar apo zgjeruar në profilin e detyrave dhe kompetencave që ato kryenin përpara arsimimit? Ato përgjithësisht vazhdojnë të kryejnë po ato detyra që kanë pasur. Përse u vlen atyre diploma që morën me aq mundim?
-Përse thuajse asnjë (apo shumë-shumë rrallë) ndonjë prej tyre është promovuar në poste administrative të larta të strukturave shëndetësore, ndërkohë që emërimet në poste të tilla kanë qenë kryesisht partiake apo pa ndonjë eksperiencë mjekësore? A nuk mund ta bënte një infermiere me arsim të lartë, me gjuhë të huaja, me master të mbrojtur dhe me eksperiencë të suksesshme profesionale ta kryejë më mirë detyren e drejtuesit të një spitali, p.sh., rajonal?

-Përse infermieria nuk konsiderohet ende si profesion specifik autonom dhe jo domosdo kontingjent, apo ndihmës i varur nga mjekët? Duke shërbyer në një numër të madh me detyra shkresore, burokratike si sekretare të mjekeve të familjes? A nuk mund ta bëjë këtë detyrë monotone joprofesionale në vend të tyre ndonjë person tjetër çfarëdo, pa arsim mjekësor? A nuk humbim kështu pa i shfrytëzuar disa potenciale njerëzore profesionale që ato kanë fituar dhe mbartin?

-Përse, ndërkohë që kemi me shumicë infermiere, ende nuk kemi një “Infermieristike”, në kuptimin profesional të pavarur, ku të ofrohen me ekskluzivitet nga vetë ato shërbimet specifike në kompetencë të provuar të tyre? A mund të shërbente kjo për t’u krijuar atyre ndjenjën e autorësisë dhe të kënaqësisë profesionale, çka mund t’i mbante më fort të lidhura me vendin tonë?

-Përveç Urdhrit tonë të Infermiereve që u ka dhënë disa infermierëve të shquar ndonjë certifikate mirënjohje për punën e mirë pas viteve 1990, përse asnjë infermieri, si individ dhe as si ekip, i nuk u është akorduar dekorim, as dhe një medalje për punën e kryer me aq devocion dhe sakrifica? Lavdet për meritat, përkushtimin dhe heroizmin, që po shprehen tani që ato po përballen me vetëmohim të pashoq në luftën me koronavirusin, a thua nuk i kanë pasur edhe më parë, apo nuk kemi dashur t’i vëmë re?

-Përse edhe propozimi i bërë më pas nga “Urdhri Infermieror” për dekorimin e 12 infermierëve më të dalluar të seleksionuar nga i gjithë vendi dështoi në heshtje, nuk u mor parasysh pa asnjë argument?

-Përse me infermieret dhe me Urdhrin profesional apo përfaqësues të tjerë të tyre nuk është diskutuar në mënyrë të hapur pa paragjykime, me mirëkuptim mes palëve, paga e përligjur dhe ajo e pretenduar për punën që ata kryejnë në kuptimin e meritave, stresit, vështirësive dhe rreziqeve që ata përjetojnë?

Ndjesë dhe urime

Mbase përgjigjet e sinqerta ndaj pyetjeve të mësipërme apo edhe të tjera të mundshme, do të ndihmonin të kuptonin se diçka mund të bëhet më mirë në dobi të këtij kontingjenti jetësor të shëndetësisë. Dhe që t’u urojmë infermiereve tona të shkëlqyera, në ditën kushtuar atyre, sukses! /Gazeta Liberale

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ekzekutohet një 53-vjeçar në Laç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Laç. Raportohet se është ekzekutuar me armë zjarri një 53-vjeçar. “Balkanweb” shkruan se në sheshin para një...

Kopshtet s’do hapen me 1 Qershor, Bashkia e Shkodrës tregon arsyen

Kopshtet dhe çerdhet në qytetin e Shkodrës nuk do të hapen në datën 1, por me 5 Qershor. Bashkia Shkodër njofton se ka zhvilluar procedurën...

Rudina Hajdari: Përse Basha do ta mbajë Ramën perandor

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, deputetja Rudina Hajdari theksoi se as Partia Demokratike nuk e ka mbështetur idenë e...

Ja kush është 28-vjeçari që mbeti i plagosur në Shijak

Së fundmi disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Shijak, në zonën e stadiumit. Policia raporton se në rrethana ende të paqarta ka...

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...
WhatsApp KONTAKTO TT