E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Ndihmoi aleatët? Berisha: Mediut i hoqa imunitetin, Meta u dorëhoq

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), e shpalli ”non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, duke i refuzuar hyrjen në territorin e SHBA-ve.

Një nga argumentet që u përdor në deklaratën zyrtare të DASH, ishte fakti se Berisha ka ndihmuar aleatët e tij në kohën kur ishte kryeministër, duke i pasuruar nga abuzimet me fondet publike.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha u shpreh se i hoqi imunitetin ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu pas ngjarjes në Gërdec në vitin 2008.

Ai përmendi edhe rastin e Ilir Metës në 2011, ku tha se jo vetëm dha dorëheqjen si zv/kryeministër, por kërkoi hapjen e procesit dhe u përball në Gjykatë.

Sali Berisha: ”Ajo që mund të them është pa asnjë bazë. Sali Berisha është autor i heqjes së imuniteteve në këtë vend. Heqja e imuniteteve. Ishministri Fatmir Mediu pas ndodhisë në Gërdec i kemi hequr imunitetin,e  votuam. Çfarë ndërhyrje qenka kjo, heqja e imunitetit. Çfarë ndërhyrje është për Metën, kur hoqi vetëm imunitetin, kërkoi hapje të procesit. U përball dhe në Gjykatë.

Qeveria nuk është Gjykatë. Prandaj i jam drejtuar Gjykatës. PD do të ndihej në vështirësi nëse ky person nuk i adresohej një Gjykatë neutrale për të bërë drejtësi. Nëse duan të bëjnë vetë Prokurorin, vetë Gjykatësin, kjo jo.”

Berisha do të padisë për shpifje sektetarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken, pasi vendimit të tij për ta shpallurr ”non grata” atë së bashku me familjen.

Ish-kreu i qeverisë bëri me dije se avokati që do të merret me çështjen e tij do të jetë nga Franca, dhe padia ndaj Blinken do të bëhet nga Gjykata Konveksionale e Parisit.

Lexo edhe :   Thellohen spastrimet në PD/Luan Baçi largohet nga kreu i degës në Fier
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rrjedhin dokumentet konfidenciale, si lobojnë shtetet për ngrohjen globale

Një rrjedhje e madhe e dokumenteve të parë nga "BBC News", tregon se si vendet po përpiqen të ndryshojnë një raport shkencor vendimtar, se...

Veshka e derrit transplantohet te njeriu (FOTO)

Për herë të parë, një veshkë derri është transplantuar në një njeri, pa shkaktuar refuzim të menjëhershëm nga sistemi imunitar i marrësit, një përparim...

Shpërthim i fuqishëm gazi në Kinë/Publikohen pamjet ‘apokaliptike’ (VIDEO)

Të paktën 3 persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në një restorant, në qytetin verilindor...

Evi Kokalari i publikon dokumentin Bashës: Të nis një investigim për këto afera

Që kur u shfaq në "Foltoren" e Sali Berishës si një mbështetëse "amerikane" e ish-kryeministrit në “luftën” e tij kundër SHBA-së, Evi Kokalari nuk...

Thellohen spastrimet në PD/Luan Baçi largohet nga kreu i degës në Fier

Lulzim Basha ka marrë një tjetër vendim, për të shkarkuar një tjetër emër nga radhët e PD-së. Dita-ditës, kryedemokrati po fakton se mbetet i...