E diel, 20 Qershor, 2021
29.5 C
Tirana

“Ndihem shumë mirë”, Rudina Hajdari tregon kurën për trajtimin e koronavirusit

Deputetja Rudina Hajdari shprehet se nga dje nuk ka patur shqetësime si pasojë e simptomave të virusit Covid 19. Ajo rrëfen se ditët e para kanë qenë mjaft të vështira për të, ku kishte dhimbje kyçesh, koke, temperaturë dhe lodhje të trupit.

Deputetja Hajdari zbulon ndër të tjera kurën që e ka shoqëruar gjatë këtyre ditëve të vështira për të, teksa ndodhet e izoluar.

Duke iu referuar këshillave të mjekëve, ajo thotë se është kuruar me vitaminë C dhe D, si edhe pilula për qetësimin e dhimbjeve.

Ndonëse ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore, Rudina deklaron se nuhatja dhe shija ende nuk i janë rikthyer.

Statusi

Të dashur miq,

Së pari ju falenderoj nga zemra për gjithë urimet për shërim të shpejt që më keni nisur. E keqja dhe e mira kalohen me miq dhe këto ditë edhe pse e izoluar, jam ndier mes mijëra njerëzve të mirë e për këtë ju jam mirënjohëse.

Fatmirësisht nga dje nuk kam patur më shqetësime si pasojë e simptomave të virusit Covid19.  Ditët e para ishin pak të vështira, me dhimbje kyçesh, koke, temperaturë dhe lodhje të trupit.

Sipas këshillave të mjekëve jam kuruar me vitaminë C dhe D si edhe pilula për qetësimin e dhimbjeve. Kam shpenzuar disa orë në ditë në ballkon për ajër të pastër dhe kam bërë gjimnastikë në kushte shtëpie.

Sot, përveç nuhatjes dhe shijes të cilat ende nuk më janë kthyer, ndihem shumë mirë dhe besoj se shpejt do të ribëj testin për t’iu rikthyer aktivitetit të përditshëm.

Ndërkohë e kam shfrytëzuar këtë kohë për të komunikuar me ju në mesazhet pafund që më keni nisur dhe do vazhdoj ta bëj rregullisht.

Lexo edhe :   Për të katërtën ditë më rradhë, asnjë viktimë nga Co*id-19 (Bilanci)
Lexo edhe :   Dështoi në zgjedhje/ Rudina Hajdari: Lufta për demokraci nuk ka mbaruar

Ju uroj shëndet dhe shihemi së shpejti.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ozon-Terapia, si aplikohet në trajtimin e hernies diskale

Të ankohesh nga dhimbja e mesit është një nga ankesat më të zakonshme të njeriut. Rreth 80% e Amerikanëve kanë probleme të shpinës të...

Nostalgji futbolli/ Murinjo e cilësoi “më të mirin me të cilin ka punuar”

"Frenk Lampard është një njeri disi ndryshe, jo aq ekstrovert. Ai është profesionisti më i mirë me të cilin kam punuar ndonjëherë. Është...

Krimbat

Nga Edmond Tupe Nuk ka pikë dyshimi se krimbat ei krimit kanë hyrë tashmë thellë në trungun e krupshëm të shtetit shterpë shqiptar duke e...

Filmi “Pa vend” dërgon Kosovën në Kanë. A mund ta fitojë “Palmën e Artë”?

Me shumë pak përkrahje nga institucionet e Kosovës, por me një punë dhe vullnet të madh, filmi “Pa vend”, i regjisorit Samir Karahoda do...

Euro 2020/ Itali-Uells, 18:00, Mançini me rrotacion, Verrati pritet titullar

Dy fitore në Romë rezultuan në kualifikimin e Italisë si dhe zgjatjen e serisë së tyre të fitoreve rradhazi në dhjetë, ndërsa sonte mund...