Një 45-vjeçar ka përfunduar në pranga, si pasojë e ndezjes së zjarreve në fshatin Arrëz, ku u dogjën 110 rrënjë ulliri në fshatin Arrëz.
Gjithashtu Policia e Skraparit, nisi procedimin në gjendje të lirë për një 44 vjeç, banues në Skrapar.
“Stacioni i Policisë Dimal arrestoi shtetasin A. J., 45 vjeç, banues në fshatin Arrëz, pasi si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ky shtetas ka ndezur në afërsi të tokës së tij, për të djegur mbeturina, janë djegur 110 rrënjë ulliri në pronësi të disa shtetasve të tjerë;
Komisariati i Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. L., 44 vjeç, banues në Skrapar, pasi si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ky shtetas ka ndezur në vendin e quajtur “Rrasa e Dobrushës”, Bogovë, për të djegur mbeturina, është djegur një sipërfaqe toke, pronë publike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.