E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

“Ndëshkim për këdo që prek votën”, Meta dekreton 5 ligje për zgjedhjet 

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar pesë ligje të marrëveshjes politike të 5 qershorit 2020, që lidhen me mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore. Në dekretin e tij, Kreu i Shtetit bën edhe një paralajmërim të fortë, ku thotë se çdo fenomen negativ që cenon lirinë e votës, duhet të ndëshkohet rreptësisht.

Ai apelon ndaj të gjitha organeve kompetente, mes të cilëve dhe SPAK e KQZ, të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të rrisin bashkëpunimin ndërmjet tyre, me qëllim hartimin e akteve nënligjore të nevojshme, dhe implementimin objektiv të këtyre ndryshimeve.

Në një njoftim nga zyra për shtyp e Kreut të Shtetit thuhet se Meta ka dekretuar me shpallje:

“Ligjin nr. 146/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”; Ligjin nr. 147/2020 “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995, ‘Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”; Ligjin nr. 148/2020 “Për disa shtesa në ligjin nr. 97/2016,’Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë’”; Ligjin nr. 149/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”; Ligjin nr. 150/2020 “Për disa shtesa në ligjin nr. 60/2016, ‘Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve’”.

Presidenti Meta, me dekretimin dhe hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve, kërkon nga organet e caktuara me ligj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, ILDKPKI dhe çdo organ tjetër, që ka kompetenca ligjore sipas këtyre ndryshimeve, të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të rrisin bashkëpunimin ndërmjet tyre, me qëllim hartimin akteve nënligjore të nevojshme dhe implementimin objektiv të këtyre ndryshimeve.

Lexo edhe :   Tenderi i ushqimeve, SPAK merr të pandehur 3 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes
Lexo edhe :   Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ-ja refuzon mbi 20 mijë zarfe me fletëvotime nga jashtë

“Çdo fenomen negativ, që vendos në rrezik apo cenon sadopak lirinë e votës, apo synon deformimin e vullnetit të sovranit, duhet të ndëshkohet rreptësisht, në funksion të ruajtjes së legjitimitetit të procesit zgjedhor, deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve“, thuhet në njoftimin e Presidencës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Meta: Kush vjedh një votë do ia pres dorën, qoftë Monikës, Bashës apo Ramës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur me tone të ashpra për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. I ftuiar në emisionin ''Frontline''' në ''News24'', Meta...

Meta: Nëse Rama merr 71 mandate pa prekur votën, do jap dorëheqjen si President

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paralajmëruar dorëheqjen e tij në këtë post, nëse sipas tij, kryeministri Edi Rama merr 71 mandate më 25...

A do të ketë një 2-Mars tjetër? Ja si përgjigjet Presidenti Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur në lidhje me manifestimin e 2 marsit të vitit 2020. I ftuar në emisionin ‘Frontiline’,  Meta tha...

”Nuk ishte vetëm”/ Flet kamerieri që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofisë

Personi që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofias, kamerieri i lokalit me inicialet K.Gj., ka treguar se 66-vjeçari nuk ishte vetëm ditën që...

Kreu i OBSH: Shtetet bëjnë gabim të madh nëse mbështeten vetëm te vaksina

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se rritja e madhe e rasteve të reja me koronavirus në 57 shtete, vjen si pasojë e varianteve të...