Ndërtimet pa leje pas tërmetit/ Veliaj: Falim 988 gjoba

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi faljen e 988 gjobave të vëna nga inspektoratet e ndërtimit, për qytetarët të cilët ndërtuan pa leje pas tërmetit të nëntorit 2020.

Në një prononcim për mediat pas mbledhje online të Këshillit Bashkiak, Veliaj u shpreh se gjobat do të falen ditën e sotme, duke mos pasur nevojë për përmbarimin.

Ndër të tjera, numri 1 i Tiranës tha se Brenda vitit pritet të përfundojë kopshti zoologjik.

Erion Veliaj: “Falim 988 gjoba që inspektoratet e ndërtimit kanë vënë për ata qytetarë që pas tërmetitt dhe rrënojave filluan të ndërtojnë pa marrë lejen e nevojshme. Ishte një situatë e jashtëzakonshme dhe leja ishte e jashtëzakonshme. Falim këto gjoba duke kuptuar kontektin që janë bërë këto ndërtime dhe pamundësin ëpër leje në atë periudhë. 988 gjobat falen sot që do të thotë se bie dhe nevoja për përmbarimin. Ne i japim mundësi bashkisë që të përfundojë brenda vitit kopshtin zoologjik”.