E enjte, 2 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Ndërtimet pa leje/ Nën hetim kryeinspektori i IMT-së Dibër dhe 3 inspektorë

Kryeministri Rama ka urdhëruar që javën e ardhshme të nisë shembja e ndërtimeve pa leje, kryesisht në bregdet. Ai u ka lënë afat pronarëve deri të hënën, që t’i shembin vetë, pasi në të kundërtën pasojat do të jetë të rënda.

Sot, kryeinspektori i IMT-së Dibër dhe 3 inspektorë janë vënë nën hetim, pasi lejuan qytetarët të bënin ndërtime pa leje. Bëhet me dije se ka filluar procedimi penal ndaj shtetasve E.Xh., 37 vjeç, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër. J.O., 32 vjeç; F.R., 33 vjeç; SH.I., 51 vjeç, të tre me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër.

Dyshohet se këta shtetas kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi kanë lejuar qytetarë që të kryenin ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Dibër.

Njoftimi i plotë:

Lejuan qytetarët që të kryenin ndërtime pa leje, procedohen penalisht 4 punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit. Evidentohen dhe goditen nga Policia dhe 3 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve. Sekuestrohet lëndë drusore, mjete pune dhe automjetet që do të bënin transportin e tyre.

Specialistët  e Seksionit për  Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Dibër, referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, dhe filloi procedimi penal ndaj shtetasve E.Xh., 37 vjeç, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër. J.O., 32 vjeç; F.R., 33 vjeç; SH.I., 51 vjeç, të tre me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër.

Procedimi penal ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet  se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi duke mos kryer detyrat e tyre funksionale për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundraligjshme, kanë  lejuar qytetarë që të kryenin  ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Dibër.

Nga specialistët  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal ndaj shtetasve : V.D., dhe E.K., 22 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar për mbrojtjen   e territorit nga prerja e paligjshme e pyjeve, shërbimet e Policisë Bulqizë në bashkëpunim me specialistët e Shërbimit Pyjor, pranë Bashkisë Bulqizë, konstatuan shtetasit e lartëpërmendur duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal ndaj shtetasve R.Sh., 33 vjeç; A.C., 52 vjeç, pasi  janë kapur nga shërbimet e policisë duke transportuar me automjetet e tyre, lëndë  drusore pa dokumentacion përkatës. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...