Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë, Festim Lato dyshohet të jetë vrarë mëngjesin e ditës së sotme në Holandë. Sipas miqve të tij, ai është vrarë në një atentat nga shërbimet sekrete greke.
Në profilin e tij në Facebook, shihen shumë postime të miqve të tij të cilët i shprehin ngushëllime familjes dhe kombit shqiptar për këtë humbje.
Deri më tani, nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi këtë ngjarje. Atentati ndaj Festim Latos dyshohet se është bërë në kushte misterioze dhe ende nuk dihet se kush mund të jetë autori.
Sipas miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, policia holandeze ka njoftuar sot familjen e Latos në Vlorë. Siç thuhet, vrasja mund të jetë bërë për arsye politike.