Sot, ka ndërruar jetë gazetarja e medias online ‘Telegrafi’, Qendresa Rashiti-Hulaj, si pasojë e sulmit në zemër.
Nëpërmjet një njoftimi, media kosovare ka bërë të ditur lajmin e hidhur, ku shprehte ngushëllim për 27-vjeçaren.
Mësohet se Qendresa ishte e martuar dhe nënë e një vajze.
“Sot, papritmas ka ndërruar jetë punëtorja e Telegrafit, Qendresa Rashiti-Hulaj. Qendresa ndërroi jetë në moshën 27 vjeçare, pas një sulmi në zemër. Ajo ishte e martuar dhe nënë e një vajze.
Me ikjen e hershme në amshim të Qendresës, Telegrafi mbeti pa punëtoren e shkëlqyeshme dhe pa kolegen shembullore. Varrimi i të ndjerës bëhet nesër (e diele) në orën 13:00 në varrezat e fshatit Prejlep të Deçanit.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rashiti dhe Hulaj”, shkruan ‘Telegrafi’.