Futbollisti i njohur anglez Jordan Sinnott ka ndërruar jetë në mënyrë misterioze.
Raportohet se 25-vjeçari u gjet i vdekur pak orë para se të niste ndeshjen.
“Morëm lajmin e tmerrshëm se futbollisti jonë Jordan Sinnott ndërroi jetë. Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta dhe nuk do të vazhdojmë të komentojmë më tej në respekt të familjes së Jordan.
Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjen e Jordan në këtë moment tepër të vështirë”, shkruhet në njoftimin e klubit të Halifaksit në Twitter.