Politikë

Ndërhyrja e Komisionit të Venecias/ Shehu: Turp i botës, vendimi i Metës ishte i ligjshëm

               Publikuar në : 19:38 - 12/09/19 Enno

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka folur rreth delegacionit të Venecias, duke u shprehur se është turp për Shqipërinë që një komision i huaj, të vendosi a duhet apo jo të shkarkohet presidenti i Republikës.

I ftuar në Fax News, Shehu deklaron se ardhja e Delegacionit është kulmi i komedisë tragjike që po luhet në këto momente në Shqipëri.

Unë nuk e di në çfarë vendi të botës ndodh kjo, që parlamenti, mazhoranca të kërkoj që të vijë një komision i huaj, të japi vendimin a duhet të hiqet presidenti apo jo. Më thoni, ku ka vend në botë, që kërkojnë ndihmën e një institucioni të huaj për të hequr apo jo presidentin. Ky është kulmi i komedisë tragjike që po luhet në këto momente në Shqipëri. Kjo tregon dy gjëra:

  1. Aventurat e kësaj mazhorance, që kërkon ti hyjë gjërave nuk ekziston, të krijoj furtunë kot, kur nuk ekziston.
  2. Institucionet e huaja nuk janë ato që duhet të thonë a do hiqet presidenti apo jo.
    Ky është turp i botës. Unë kam respekt të jashtëzakonshëm për Delegacionin e Venecias, por kjo është një nismë antikushtetuese, siç ishin antikushtetuese edhe votimet e 30 qershorit”, tregoi ai.

Sa i përket vendimit të presidentit Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, Shehu tha se vendimi i tij ishte racional, pasi kjo është detyra e një presidenti.

Vendimi për zhdekretimin e qershorit, arysetimi i Metës ishte racional. Kjo është detyra e presidentit. Unë i konsideroj të ligjshme. Zgjidhja e krizës politikës janë zgjedhje të lira dhe votimin i lirë”, u shpreh ish-deputeti.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT