E hënë, 18 Janar, 2021
7 C
Tirana

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e marrë, ajo tha se ky sektor ka pësuar përmirësime, ndonëse ende ka shumë për t’u bërë në këtë drejtim. Ajo solli në fokus rastet abuzive, kur deputetët apo zyrtarët ndërhynin për të punësuar mësues. E ndërsa tashmë gjërat kanë ndryshuar, pasi kalojnë përmes një procesi transparent siç është portali “Mësues për Shqipërinë”.

“Dua ta nis këtë prezantim me disa nga raportet ndërkombëtare për vlerësimin e arsimit. Do ndalem tek një raport i Bankës Botërore, qe e vlerëson Shqipërinë si një ndër 10 vendet me përmirësim në arsim.

Shqipëria në vitet e fundit ka pasur rritje në arsim. Jemi të ndërgjegjshëm që kemi ende punë për të bërë. Por jemi në rrugën e duhur. Është me rëndësi, pasi këto raporte janë jo vetëm inkurajuese, por dhe sfiduese.

Në buxhetin e 2021, për sektorin e arsimit ne i përmbahemi objektivave që kemi vendosur. Rritja e pagave është një nga lajmet më të mira që sjell ky buxhet. Mësuesit, pas mjekëve dhe infermierëve, janë heronjtë e ditës. Ata po punojnë me përkushtim. Nuk ka më raste kur ndërhynin deputetët apo jepej lekë për vendin e punës”, tha ministrja Kushi.

Ministrja e Arsimit ka bërë me dije se paga e mësuesve, nga 1 janari i vitit 2021 do të rritet me 15%. Kushi foli edhe për përfitimin e librave falas, ku sqaroi se vitin e ardhshëm edhe nxënësit e klasave të gjashta dhe të shtata, do të përfitojnë nga kjo skemë.

“Në vitin 2021, paga e mësuesve do të rritet me 15%. 75.8 miliardë lekë është buxheti për arsimin në vitin 2021.

Lexo edhe :   Vaksinat/ Rama i përgjigjet ambasadës franceze: Nuk kam sulmuar asnjë aleat

250 mijë nxënës do të përfitojnë nga skema për libra falas. Këtë vit do të ketë libra falas edhe për klasat e gjashta dhe të shtata.

Lexo edhe :   Vaksinat/ Rama i përgjigjet ambasadës franceze: Nuk kam sulmuar asnjë aleat

Qëllimi ynë është që të kemi më shumë mësuesë ndihmës. Sot është e pamundur që një mësues të punësohet nga partitë, kjo nuk ndodh, punësimi vjen vetëm nga portali”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...