Aktorja Sandra Oh vlerësoi diversitetin në rritje në Hollivud, ndërsa bashkëdrejtoi me aktorin Andy Samberg ceremoninë e ndarjes të çmimeve Globi i Artë, që shënoi edicionin e 76-të të tij. E lindur në Kanada nga dy emigrantë koreanë gjatë fjalimit të hapjes ajo tha se e tejkaloi frikën, pasi donte të “dëshmonte këtë moment ndryshimi”.
“Më besoni është e vërtetë, sepse unë i shoh të gjitha këto fytyra të ndryshimit, ashtu siç tashmë të gjithë të tjerët.” tha Sandra Oh, bashkëdrejtuese e çmimeve Globi i Artë 2019.
Rami Malek fitoi Globin e Artë për aktorin më të mirë në kategorinë e filmit dramatik, për portretizimin e yllit të muzikës rok Freddie Mercury në filmin biografik “Bohemian Rhapsody”, që u shpall si filmi më i mirë dramatik.
Mahershala Ali fitoi trofeun si aktori më e mirë në rol mbështetës për çdo kategori të filmit, në një tjetër biografi muzikore të titulluar “Green Book”. Ky film fitoi tre “Globe të Arta”, përfshirë çmimin për fotografinë, muzikën apo komedinë më të mirë.
Regina King u shpall fituese e titullit aktorja më e mirë në rol mbështetës për të gjitha kategoritë e filmit, për interpretimin e saj në filmin “If Beale Street could Talk” i përshtatur për ekranin e madh nga romani i shkrimtarit amerikan James Baldwin.
Christian Bale, i cili fitoi çmimin si aktori më i mirë për kategorinë e filmit muzikor apo komedisë, falenderoi “djallin”, siç u shpreh ai, për ndihmën që i dha në interpretimin e rolin të ish-nënpresidentit Dick Cheney në filmin “Vice”.
Vetë Sandra Oh fitoi Globin e Artë për interpretimin më të mirë në kategorinë e dramës televizive, për rolin e saj në dramën televizive amerikano-britanike “Killing Eve”.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Globi i Artë u organizua nga Shoqata e Shtypit të Huaj e Hollivudit, e cila nderon më të mirët e filmit dhe televizionit.