E premte, 26 Shkurt, 2021
15 C
Tirana

Ndalohet në Rinas me mbi 18 mijë euro. Ja ku i kishte fshehur paratë 46-vjeçarja

Një 46-vjeçare është ndaluar në Rinas, me një shumë të madhe eurosh të padeklaruara. Ajo u kap gjatë kontrollit në aeroport, teksa kishte me vete një shumë prej 18.500 euro. Policia njofton zyrtarisht se në aeroportin e Rinasit, kanë ndaluar shtetasen me inicialet F. Ç., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila kishte kaluar zonën e skanerit.

Gjate kontrollit fizik, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë gjetur në çantën e dorës 18.500 euro, të padeklaruara në degën e doganës Rinas.

Në përfundim të veprimeve, shtetasja F. Ç. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Njoftimi

Rinas

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve të imtësimshme evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për transfertë të paligjshme të parave.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 18500 euro.

Procedohet penalisht 46-vjeçarja, poseduesja e shumës së eurove, për veprën penale Penal “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Në vijim të kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në dalje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasen F. Ç., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila kishte kaluar zonën e skanerit.

Gjate kontrollit fizik, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë gjetur në çantën e dorës 18500 euro, të padeklaruara në degën e doganës Rinas.

Në përfundim të veprimeve shtetasja F. Ç. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel refuzon të marrë vaksinën e AstraZeneca-s

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka refuzuar të marrë vaksinën e kompanisë AstraZeneca. Vaksina e AstraZenecës dhe Universitetit të Oksfordit është e sigurtë dhe efektive...

Kryemadhi: Pas 25 prillit i japim fund çdo abuzimi

ryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së në Kashar, me të cilët diskutoi për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Gjatë...

Talenti shqiptar bën hapin e madh në karrierë, firmos me skuadrën gjermane

Talenti me origjinë shqiptare, Mehmet Ibrahimi, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë, duke nënshkruar kontratë profesioniste me klubin e Lajpcigut. Ky fakt është...

Biden: SHBA-ja nuk do ta njohë kurrë aneksimin e Krimesë nga Rusia

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin Ukrainën kundër agresionit rus, dhe nuk do të njohin...

Spanja merr vendimin e papritur për personat nën 55 vjeç që kanë kaluar Covid

Spanja do të japë vetëm një dozë të vaksinës për të gjithë personat që e kanë kaluar Covid-19 dhe janë nën 55 vjeç. Ky vendim...