E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

Ndalimi i qarkullimit/ Manastirliu: Ja kategoritë që përjashtohen

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka folur për masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Teksa shpjegoi urdhrin e ri për ndalimin e qarkullimit të automjeteve private për të frenuar përhapjen e COVID-19, Manastirliu theksoi se personeli shëndetësor dhe të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale përjashtohen nga ky urdhër.

“Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 1 dhe 2 të këtij urdhri bëhet për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi me funksion publik dhe ato që transportojnë mallra. Autorizimi për qarkullimin e autoambulancave, automjeteve që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra kryhet sipas udhëzimeve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu përjashtohen të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale të shoqëruar nga vetëm një person”, tha Manastirliu.

Urdhri për ndalimin dhe kufizimin e lëvizjeve me mjetet e transportit parashikon:

Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat, përfshirë automjetet private, brenda Tiranës dhe Durrësit dhe nga Tirana dhe Durrësi drejt zonave të tjera të vendit dhe anasjelltas, duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24:00 të datës 15.03.2020.

Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat, përfshirë automjetet private, në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24:00 të datës 15.03.2020.

Duke falenderuar ekipet mjekësore që siç u shpreh Manastirliu po bëjnë një punë fantastike në terren për të përballuar këtë situatë, ministrja deklaroi se të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor do të vijojnë të jenë në krye të detyrës siç bëjnë çdo ditë të vitit.

Lexo edhe :   Pas shfaqjes në Wuhan, Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...