E premte, 23 Tetor, 2020
18 C
Tirana

Ndal diskriminimit të emigrantëve ekonomikë

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

“Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”, Mitsotakis: Nga e shtuna me kufizime

Jo vetëm Italia, por edhe Greqia vijon me shifra të frikshme të të infektuarve. Masa të tjera do të hyjnë në fuqi, duke kufizuar...

“Pas 10 ditësh del dhe nuk infekton të tjerët”/Epidemiologu jep lajmin e mirë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një lidhje ‘Skype’ në ‘Wake Up’ në Top Channel, sqaroi udhëzimin më të fundit nga ekspertët e shëndetit, i cili...

Nga Stefan Schlegel “Politico.eu”

Emigrantët e bllokuar në kampin e mbipopulluar të refugjatëve të Morias në Greqi, që u dogj këtë muaj po prisnin për një vendim që në fakt nuk duhej të kishte rëndësi: A janë ata “refugjatë” politikë që meritojnë mbrojtje? Apo “emigrantë ekonomikë” që e meritojnë të kthehen pas në shtëpitë e tyre për të vuajtur në varfëri, edhe pas udhëtimit të tyre të rrezikshëm drejt Evropës.

Ky dallim artificial – midis gjoja të virtytshmëve dhe mashtruesve – duhet që të zhduket. Duke pasur parasysh që faktorët nxitës politikë dhe ekonomikë të emigracionit janë thuajse gjithnjë të ndërthurur me njëri-tjetrin, përpjekja jonë për të hequr një vijë të pastër ndarëse midis tyre është e panevojshme dhe përfundimisht e kotë.

Ndërkohë, ajo është një praktikë që shkakton vuajtje të panevojshme, siç e kanë treguar edhe ngjarjet në ishullin grek të Lezbosit, ku ishte vendosur kampi. Sigurisht, qeveritë kanë motive të forta që përpiqen ta bëjnë këtë dallim – dhe motive gjithnjë e më të forta për t’i lejuar qeveritë e tjera, si ajo greke, të bëjnë të njëjtën gjë.

Grekëve u kërkohet ligjërisht të presin njerëz që janë larguar nga vendet e tyre, pasi përballen me përndjekje politike, por nga ana tjetër ata janë të lirë t’i dëbojnë ata që janë larguar vetëm për shkak të varfërisë ekstreme.

Ekziston edhe një kategori e tretë refugjatësh, për të cilën dekadën e fundit është diskutuar një status i veçantë i pranimit të tyre: emigrantët që zhvendosen nga vendi i tyre për shkak të ndryshimeve të klimës.

Është e pamundur të përcaktohet vetëm një arsye se përse një person vendos që të largohet nga vendi i tij. Pyetjet e nevojshme kanë përgjigje të shumëfishta, dhe jo vetëm një të tillë. E megjithatë, ka arsye të forta për të ndjekur një qasje tjetër me ta.

Si fillim, verifikimi i arsyeve pse një person po emigron është një proces i kushtueshëm dhe që merr kohë. Dhe ngërçi i pashmangshëm, krijon një lloj katastrofe humanitare të cilën e kemi parë në Greqi dhe gjetkë, me njerëz të pambrojtur që vuajnë nëpër kampe të pashpresë për të ardhmen. Ka një arsye themelore pse ky procesi është kaq i mundimshëm: Autoritetet po u bëjnë emigrantëve një pyetje, e cila ka pak kuptim në kontekstin aktual politik global. Është e pamundur të përcaktohet vetëm një arsye pse një person vendos që të largohet nga vendi i tij.

Njerëzit kanë arsye të ndryshme pse emigrojnë. Varfëria krijohet dhe përjetësohet nga mjediset politike jofunksionale. Përndjekja politike paralajmërohet shpesh nga margjinalizimi ekonomik, teksa varfëria i lë njerëzit dukshëm më të prekshëm ndaj presionit politik.

Ndryshimi i klimës i ndërlikon gjërat edhe më tej. Ai zakonisht i zhyt njerëzit në varfëri shumë kohë para se sa një rajon të bëhet tërësisht i pabanueshëm. Dhe sa më e varfër të jetë një popullsi, aq më pak elastike ka tendencën të jetë ndaj presionit të krijuar nga një klimë në ndryshim.

Edhe kur është e mundur të identifikohet një arsye specifike se përse një person është larguar nga vendi i tij, është e pamundur ta klasifikosh atë arsye si politike ose ekonomike. Nganjëherë mund të ketë një ngjarje qartazi nxitëse: për shembull një luftë civile, një kolaps ekonomik ose një katastrofë natyrore.

Por, a janë këto ngjarje politike, ekonomike apo ekologjike? Shumë konflikte të armatosura, kanë origjinë në problemet ekologjike, të cilat kontribuojnë në shpërthimin dhe intensitetin e konflikteve. Të gjitha konfliktet e armatosura, e kanë një arsye ekonomike.

Shumë ngjarje ekstreme të motit, nuk çojnë në ndonjë zhvendosje të popullsisë. Por ato që e bëjnë, i zhvendosin komunitetet e privuara politikisht dhe ekonomikisht. Ka edhe një rrugë më të mirë që mund të ndiqet: Të zhduket dallimin midis emigrantit “politik” dhe atij “ekonomik”, dhe në vend të kësaj të përqendrohemi tek domosdoshmëria për të emigruar diku.

Si e tillë, pyetja që duhet të shtrojnë oficerët e emigracionit kur pranojnë emigrantët për arsye humanitare është: A është emigrimi thelbësor për të përmirësuar jetën e këtij personi? Sa më e qartë të jetë mungesa e alternativave ndaj emigrimit në jetën e një personi, aq më i fortë duhet të jetë pretendimi i tij për mbrojtje të veçantë.

Avokatët e refugjatëve, priren t’i shmangen një sugjerimi të tillë, pasi ai sfidon mbrojtjen e veçantë që u jepet refugjatëve, një grup njerëzish të etiketuar kështu për shkak të persekutimit të tyre për arsye politike specifike.

Por ky propozim do të forconte mbrojtjen e viktimave të persekutimit, ndërsa e shtrin “ombrellën” e mbrojtjes për emigrantët e tjerë në nevojë. Më e rëndësishmja, kjo qasje e re do të na shpëtonte nga kurthet e bërjes së dallimeve arbitrare morale midis grupeve të ndryshme të emigrantëve, të cilat përtej fakti që është e pamundur të identifikohen, krijojnë llojin e katastrofave morale si ajo që kemi parë së fundmi në ishullin grek të Lezbosit.

Shënim: Stefan Schlegel, është studiues dhe lektor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Bernës në Zvicër, i specializuar në ligjet mbi refugjatët dhe emigracionin.

Burimi: https://www.politico.eu/article/stop-discriminating-against-economic-migrants

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Skandali i dhënies së nënshtetësive/Meta: Shpifje të sponsorizuara

Presidenti ka folur nga Korça, për ngjarjet politike. Meta i ka konsideruar si “shpifje të sponsorizuara”, akuzat e ngritur ndaj tij për dhënien e...

Meta: Po i jap edhe një mundësi për të kthyer aktin në shinat e ‘5 qershorit’

Pasi ktheu në Kuvend për rishqyrtim Kodin e ri Zgjedhor, kreu i shtetit Ilir Meta ka sqaruar arsyet përse e ndërmori këtë akt. Në një...

‘Vetë bëhesh president, gruan e emëron kryetare partie’, Koçi ‘thumbon’ Metën 

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, teksa ka publikuar disa pamje nga një takim, thotë se socialistët po përgatiten për fitoren. Ai nuk ka lënë...

81 faqe akuza ndaj mazhorancës/ Meta kthen Kodin e ri Zgjedhor

Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, pasi i cilëson ato si të njëanshme dhe në...

“Mos më prekni me dorë, jam i sëmurë”, zbardhet incidenti i Ndocajt me policinë

Ish-deputeti Eduart Ndocaj është shoqëruar sot në komisariat, pas incidentit në përurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës. Forcat e policisë kanë shoqëruar ish-deputetin, i...