E enjte, 5 Gusht, 2021
21.5 C
Tirana

NBA/Sfida degjeneron në kaos dhe grushte, Lakers pëson humbjen e dytë (Video)

Lakers ka pësuar humbjen e dytë radhazi në NBA, këtë herë ndaj Houston Rocket me rezultatin 115-124 në Los Angeles. Miqtë regjistruan fitoren e parë këtë sezon por që u shoqërua me përplasje të dhunshme në tapet.

James Harden shkëlqeu me 36 pikë, ndërsa pas tij erdhi Chris Paul me 28 pikë dhe 10 asist. Për Lakers më i miri ishte LeBron James me 24 pikë, kurse 7 lojtarë të ekipit pritës realizuan nga 10 pikë, por në fund triumfuan miqtë.

Episodi i shëmtuar u regjistrua 5 minuta para fundit, ndeshja ishte me rezultatin 108-109, por Brandon Ingram duket se nuk e mbajnë me nervat dhe shtyn Harden, po në atë amulli të krijuar Rondo kap për hunde Paul, i cili ia kthen me një grusht drejt e në fytyrë, në sherr rikthehet edhe Ingram që lëshon grushte kush i del para.

Në ndeshjet e tjera, Portland mori fitoren e dytë sezonale pasi mundi 121-108 San Antonio. Kanadezët e Toronto nuk u ndalen sërish, pasi korrën edhe fitoren e tretë radhazi në fushën e Washington 113-117. NBA – Rezultatet e sotme:

  • Indiana – Brooklyn, 132-112
  • Washington – Toronto, 113-117
  • New York – Boston, 101-103
  • Philadelphia – Orlando, 116-115
  • Chicago – Detroit, 116-118
  • Miami – Charlotte, 112-113
  • Dallas – Minnesota, 140-136
  • Denver – Phoenix, 119-91
  • Portland – San Antonio, 121-108
  • Lakers – Houston, 115-124
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Situatë alarmante nga zjarret në Shqipëri

Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet e përfshirë nga zjarret, pothuajse në të gjithë territorin e saj. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Emergjencave...

I nxorrën fytit qumështin e dhisë së Karaburunit, kishte shijen e zjarrit

Nga: Lorenc Vangjeli Eqrem bej Vlora ka një përshkrim të jashtëzakonshëm të qelizës njerëzore shqiptare në librin e tij “Kujtime 1885 – 1925”. Evropianoperëndimori fisnik...

Moti bën kthesën e madhe, nesër priten reshje shiu

Nga nesër, gradualisht mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore. Moti...

Sa na kushton një zjarrvënie!

Nga: Dritan Hila Canadair, Viking, Bombardier jane emrat qe njihen avionët e shuarjes së zjarreve. Kushtojnë nga 35-65 milionë dollarë për njësi. Po kaq kushton...

Ekstradohet nga Greqia ish-anëtari i bandës së Cerrikut

Një ish-anëtar i Bandës së Cerrikut është ekstraduar nga Greqia. Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është kryer ekstradimi i shtetasit Bashkim Buzani, 50-vjeç. Ky...