Duke filluar që sot, Mali i Zi do të ketë ulësen e tij në takimet formale dhe joformale të NATO-s, ndërsa nga fillimi i qershorit do të jetë zyrtarisht anëtari i 29-të i Aleancës Veriatlantike.
Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s, konfirmoi se kryeministri malazez, Dushko Markoviq, do iu bashkohet për herë të parë aleatëve në takimin e sotëm në Bruksel.
“Parlamentet e të 28 aleatëve dhe Parlamenti i Malit të Zi kanë ratifikuar pranimin e këtij vendi në NATO. Ky është një hap përpara për Malin e Zi, për qëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor dhe për vizionin tonë për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe”, tha Stoltenberg.
Planin për anëtarësim NATO ia ka dhënë Malit të Zi që në 2009-ën, ndërsa më 2015 i ka bërë ftesë për t’iu bashkuar aleancës.
Ky proces ka irrituar Moskën e cila për një kohë të gjatë, ka menduar se mund ta ketë Malin e Zi në sferën e saj të ndikimit.
Me anëtarësimin e Malit të Zi, NATO bën zgjerimin e parë qysh në vitin 2009, kur në radhët e saj kanë hyrë Shqipëria dhe Kroacia.