E enjte, 2 Korrik, 2020
22 C
Tirana

“Natë e ditë duke qarë”, drama e 10-vjeçares: Rrezikoj të mos eci dot

Më të lexuarat

Avdullah Hoti nesër vizitë zyrtare në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të vizitojë ditën e nesërme Shqipërinë. Bëhet me dije se Hoti do të pritet nga kryeministri Rama në orën...

Mjeku humbi betejën me pandeminë, Manastirliu lëshon thirrjen e fortë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë një thirrje të fortë, pas ndarjes nga jeta të mjekut të njohur Arjan Pushi. Teksa e demostron...

Mbrëmje private tek Ambasada, Yuri Kim bën bashkë Ramën, Metën dhe Bashën

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim duket se do bëjë bashkë Ramën, Metën dhe Bashën! Një mbrëmje private thuhet se do të organizohet në...

Semsrott: Janë grabitur zyrat e deputetëve në Parlamentin Evropian

Më shumë se 50 eurodeputetëve në Parlamentin Evropian iu janë vjedhur kompjuterët, tabletët dhe sende të tjera në zyrat e tyre. Ngjarja është regjistruar në...

Projekti i rrugës Milot-Fier/ Teliti: Një udhëtim vajtje–ardhje do na kushtojë 17.4 euro

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se është paracaktuar se nga kush do të fitohet projekti i rrugës Milot – Fier që u prezantua sot. Përfaqësuesi...

U rekomandua hapja e kufijve, por u hoqën nga lista/ DW: Tri elementet që penalizuan Shqipërinë

Komisioni Evropian vendosi që të mos hapë kufijtë me katër vende të Ballkanit Perëndimor, ndonëse rekomandimet e mëparshme ishin pozitive. Serbia dhe Mali i Zi...

Dokumenti/ Rama nënshkruan personalisht tërheqjen e padisë ndaj Haradinajt

Kryeministri Edi Rama e ka tërhequr zyrtarisht padinë për shpifje ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Aktvendimi ku konstatohet tërheqja e padisë është publikuar nga...

Deputeti shqiptar: Rama po dëbon grekët nga Himara për të sjellë 30 mijë turq

Deputeti Ligoraq Karamelo, është shprehur se grekët e Epirit të Veriut po përballen me momente të vështira, për shkak të politikave që po ndjek...

Prokuroria e Serbisë ngre akt-akuzë kundër një shqiptari

Prokuroria e Serbisë ka ngritur një aktakuzë për krime lufte ndaj shtetasit kosovar, Nezir Mehmetaj. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, vëllai...

Tërmet në Korçë rreth orës 04:30 të mëngjesit

IGJEUM bën me dije se një tërmet është regjistruar në orën 04.23 të mëngjesit të sotëm në Korçë. Sipas të dhënave të bëra publike nga...

“Tirana Today” ka vendosur që të risjellë lajmet më të lexuara të vitit 2019 dhe një herë në vëmendjen e lexuesve.

Në fshatin Gurrë të Vogël, në Klos jeton një familje në kushte të mjerueshme. Për të shkuar deri te banesa e familjes Kurti, duhet të përshkosh një rrugë e cila ndodhet në gjendje shumë të keqe. Shpëtimi, kryefamiljari nuk punon, pasi fshati është shumë i thellë edhe nuk ka si t’i sigurojë të ardhurat. Prindërit e tetë fëmijëve janë të dorëzuar para fatit të keq që i ka kapluar. Të pasigurt për të tashmen dhe të frikësuar për të ardhmen, këta fëmijë kanë nevojë për ndihmë.

Rigerta është vetëm 10 vjeçe, por nuk ka parë asnjë ditë të lumtur. Përveç mjerimit në të cilin jetojnë, asaj i duhet të përballet edhe me probleme shëndetësore. Kur ka lindur ka pasur një nishan te këmba, i cili sa ka ardhur dhe i është përkeqësuar. Kjo gjë ia ka vështirësuar ecjen.

“Shkon në shkollë? Po, jam në klasën e katërt. Si të duket shkolla? Mirë, më pëlqen të mësoj, të shkruaj. Ku i bën detyrat? Në tokë. Ke shoqe atje te shkolla? Po. Luan me to? Po. Të pengon këmba? Po.

Të dhemb shumë këmba? Po. E vë dot në tokë? Jo. Të dhemb gjithë ditën këmba? Po. Pse nuk e vesh çorapen? Më dhemb. Si ecën ti, e vë këmbën në tokë apo me thembrën? Me thembrën.”

Pamundësia ekonomike ka bërë që kontrollet mjekësore të jenë të pakta për vogëlushen. Për rrjedhojë, tanimë e lyen vetëm me një krem, thjesht për ta qetësuar. Por, edhe ai i ka mbaruar dhe nuk kanë mundësi ta blejnë.

“Unë kur kam qenë në spital me gocën te Nënë Tereza, më thanë doktorët që nuk ka shërim. Dhe se këtë lloj sëmundje nuk e kanë parë askund. E shtruan një javë dhe i kanë bërë mjekime. Por, vajza vazhdon përsëri njësoj. Ti ke mundësi ta çosh? Unë mundësi që ta çoj te spitali nuk kam, por është fëmija im dhe do mundohem shumë ta çoj. Është gjynah ta lësh natë e ditë duke qarë. Është edhe rreziku që goca të mos ecë. E lyen veç me krem dhe nuk kemi mundësi ta blejmë, pasi na ka mbaruar. Kushte nuk kam që ta blej.”

Janë të vetëm në mes të hiçit, për të shkuar në shkollë i duhet të ecin mbi dy orë. Në një rrugë, në të cilën kur fillojnë shirat bëhet me baltë dhe terren i rrezikshëm. Pasi kanë frikë edhe nga kafshët e egra. Edhe spitalin po ashtu e kanë shumë larg.

Lexo edhe :   Jetojnë në kasollen e bagëtive, 3 jetimet në mëshirë të fatit pas humbjes së babait
Lexo edhe :   Jetojnë në kasollen e bagëtive, 3 jetimet në mëshirë të fatit pas humbjes së babait

“Si është ajo rruga për te shkolla? Me akull, ne rrëshqasim, është ftohtë. Je trembur ndonjëherë kur ke shkuar? Po, nga qeni.

Kur ikim në shkollë për të mësuar, për të bërë detyrat ne trembemi, na dalin ujqërit. Si do të doje ti të ishte shtëpia? E suvatuar, me dollapë, me dyer, me krevate. Duam tavolinë, sobë.”

Me sytë e lotuar dhe me dhimbjen e një babai në pamundësi për t’i siguruar jetën fëmijëve; Shpëtimi bën thirrje për ndihmë. Në mënyrë që edhe fëmijët e tij të rriten të sigurt, nuk kërkon asgjë më shumë.

“Prej këtu e deri te shkolla janë tre orë në këmbë. Akull, borë, shi. I shoqëroj unë, sepse ka edhe kafshë të egra. Arusha, ujku. Detyrat në tokë i bëjnë, nuk kanë as tavolinë e as karrige.

Nuk kemi asnjë divan, asnjë gjë ku të ulim fëmijën. Rrinë në tokë. Nuk kemi kushte të tjera për të rritur fëmijët. Po i rrisim me borxhe, me shumë zor. Fëmijën tjetër e kam të sëmurë nga sytë, se ka kaluar temperaturë. Nuk kemi asnjë të ardhur. Kërkojmë të na ndihmojnë, të na sjellin diçka për fëmijët, të jenë si gjithë të tjerët. Të na rregullojnë shtëpinë.”

Shtëpia në të cilën jetojnë është skandaloze. Është e ndërtuar me anë të ndihmave vetëm me tulla, por nuk kanë asnjë dritare apo derë. Fëmijët flenë në tokë dhe e vetmja mundësi për tu ngrohur është një sobë me dru. Por, nga pamundësia, Shpëtimi e ka të vështirë t’i sigurojë gjithmonë drutë. Për më tepër, mos pasja e dyerve dhe dritareve e shton edhe më shumë të ftohtin.

“Shtëpia është pa çati, duhet suvatuar, duhet të vendosen dritare e dyer. Kam 8 fëmijë dhe me kushtet që kam unë me zor. I kërkoj shoqatave të më ndihmojnë sepse jam pa shtëpi, nuk kam as krevat e as batanije për fëmijët. Nuk kam mundësi për të punuar. Të ardhurat e vetme që marr janë me ça pune arrij të gjej, por ça të ardhurash mund të kesh në fshat?! Nuk mundem t’ia dal me 8 kalamaj. Ngelin fëmijët në mëshirë të fatit.”

Ka qenë fondacioni “Fundjavë Ndryshe” i cili ka publikuar rastin prekës dhe ka bërë thirrje për ndihmë në mënyrë që jeta e familjes Kurti të ndryshojë. Pasi në kushtet në të cilat ndodhen, as dita nuk është e sigurt për 8 fëmijët, e aq më pak nata./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk u informua pasi pagesat ruse nuk ishin verifikuar

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Robert O'Brien tha të mërkurën se Presidenti Donald Trump nuk ishte informuar me gojë lidhur me...

Si t’i fyesh dy shqiptarë të suksesshëm

Nga Mero Baze Besiana Kadare dhe Elez Biberaj kanë marrë dy lajme të mira. E para është zgjedhur zëvendëspresidente e Asamblesë së Kombeve të Bahskuara,...

“Më bënë nder me pritjen fisnike”/ Behgjet Pacolli viziton “Qendrën e Solidaritetit”

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Qendrën e Solidaritetit, të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. Përmes një postimi në Facebook,...

Kosovë/ Shkon në 2,991 numri i të infektuarve nga koronavirusi

Kosova vijon të regjistrojë shifra të larta të personave të prekur nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar edhe 113 raste...

Franca tërhiqet nga misioni i NATO-s në Mesdhe

Mediat e huaja raportojnë se Franca është tërhequr nga operacionet detare të NATO-s në Mesdhe, pas hetimeve mbi një incident detar të mëparshëm me...