E diel, 20 Qershor, 2021
29.5 C
Tirana

NASA do të dërgojë gruan e parë në Hënë në vitin 2024

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës Amerikane (NASA) shpalli planet për të dërguar gruan e parë në hënë në vitin 2024.

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine tha se plani prej 28 miliardë dollarësh synon të dërgojë përsëri njerëz në sipërfaqen e Hënës për herë të parë që nga viti 1972.

“Ne do të rikthehemi në Hënë për zbulime shkencore, përfitime ekonomike dhe frymëzim për një brez të ri eksploruesish. Ndërsa ndërtojmë atje një prani të qëndrueshme, ne gjithashtu po krijojmë kushtet për të hedhur hapat e parë njerëzorë në Planetin e Kuq”, tha ai.

Misioni i NASA-s për dërgimin përsëri të njeriut në Hënë është pjesë e planit të saj të quajtur Artemis.

Astronautët do të dërgohen me raketën e re të NASA-s, Space Launch System (SLS) dhe me anijen e hapësirës Orion, shkruan BBC.

Njoftimi i NASA-s për të dërguar një grua në Hënë vjen në një kohë që Presidenti Donald Trump po përpiqet të joshë votueset femra në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Ai ka deklaruar se do të emërojë një grua për të zëvendësuar anëtaren e Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg, që u nda nga jeta të premten.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dita ndërkombëtare e emigrantëve, 20 qershori. OKB: 82 milionë kanë emigruar

Më 20 qershor është Dita Botërore e Refugjatëve. Sipas raportit të fundit të OKB-së, më shumë se 82 milionë njerëz janë zhvendosur, megjithë mbylljen...

Rama flet në France 24 për negociatat, vaksinat, turizmin dhe patronazhistët

“Shqipëria shpreson për hapjen zyrtare të negociatave të pranimit të vendit në Bashkimin Evropian, në fund të qershorit, negociata të cilat janë bllokuar prej...

Euro 2020/ Kombinacionet për çdo kombëtare, si kalojnë katër vendet e 3-ta

Cilat kombëtare janë kualifikuar deri tani, cilat mund t'u bashkohet atyre në raundin e 1/8-ave, rregullat në rast barazimi me pikë dhe çfarë i...

SHBA/ Kamionçina hyn mes turmës gjatë paradës LGBT, bilanc tragjik

Një i vdekur dhe dy të plagosur. Ky ka qenë bilanci i një ngjarjeje që ndodhi dje në mbrëmje në Florida të SHBA-ve, kur...

Vëllezërit që shitën pikturën false dhe zbuluan që pagesa u bë me para false

Historia fillon në 2003-shin, kur vëllezërit Font, nga Girona, Spanjë, blenë pikturën "Portreti i Antonio Maria Esquivel" (Retrato de Antonio María Esquivel), atribuar penelit...