Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka nuk ka firmosur marrëveshjen me kryedemokratin Lulzim Basha për të garuar në një koalicion në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Mësohet se Ndoka ka mbetur i pakënaqur nga marrëveshja e ofruar ndaj dhe nuk ka firmosur. Ende nuk dihen nëse Ndoka do dalë vetëm në zgjedhje apo do tq ketë sërisha negociata me Bashën edhe në këto pak orë që kanë mbetur.
Koalicioni opozitar finalizoi këtë të mërkurë marrëveshjen me të cilën do të regjistrohet në zgjedhje. “Partia Demokratike – Aleanca për ndryshim” është emri që PD dhe aleatët e saj kanë zgjedhur për të garuar më 25 prill.
Ndërkohë, partitë e tjera po vazhdojnë të negociojnë për të gjetur një marrëveshje, por kanë kohë deri në orën 00:00, kohë kur mbaron edhe afati për regjistrimin e koalicioneve në KQZ.