Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Napoleoni mund të ishte arratisur nga Shën Helena

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Napoleoni mund të ishte arratisur nga Shën Helena

Ai qe një nga të burgosurit më të mbikëqyrur të të gjitha kohërave, me një flotë prej 11 anijesh të Marinës Mbretërore britanike, të cilat patrullonin ishullin e Shën Helenës në jugun e Atlantikut, ku toka ishte më e afërt ishte 1.200 milje larg.

Komplotet për të çliruar perandorin francez Napoleon Bonapart, përfshinë nga personat që përdornin anijet me avull dhe madje edhe balonat, por më i jashtëzakonshëm nga të gjithë, ishte plani për të përdorur një nëndetëse. Anglezi Tom Johnson, i lindur në vitin 1772 dhe që kishte punuar si trafikant që në moshën 12-vjeçare, pohoi se iu ofruan 40.000 paund në vitin 1820 për të shpëtuar Napoleonin nga mërgimi i tij i detyruar në Shën Helenë.

Plani interesante i shpëtimit, ishte që Napoleoni të arratisej me anë të dy nëndetëseve primitive. Napoleoni, që u internua në ishullin e Elbës në Itali, pas disfatës ushtarake të vitit 1814, shpëtoi dhe u rikthye në Francë, para se të mposhtej sërish në betejën e Vaterlosë në vitin 1815, pas së cilës u burgos nga britanikët në Shën Helenë.

Por, Napoleoni u mbështet nga Afrika e Jugut, që ishte mbështetur prej tij, kur u përpoq të fitonte pavarësinë nga Spanja, ndërsa francezi kishte ambicie për ngritjen e një perandori të re në Meksikë apo Venezuelë. Ambicia politike e Napoleonit nuk u zbeh nga mërgimi i tij i detyruar”- shkruan historiani Emilio Okampo. “Edhe pasuesit e tij të përkushtuar, nuk e humbën kurrë shpresën për çlirimin e tij”. 

Planet për arratinë e tij qenë nga më të ndryshmet, pavarësisht se Napoleoni ishte mbyllur në një burg të sigurt e të jashtëzakonshëm për kohën, që ruhej nga 2.800 ushtarë dhe 500 topa, të gatshëm për t’u përdorur në çdo lloj zbarkimi.

Një dëshmi e vitit 1835, shpjegon se si Johnson do të zbarkonte në ishull më një “karrige mekanike”, e aftë për të mbajtur një person. Ai do të ngjiste me të shkëmbinjtë, dhe pastaj do të drejtohej për në vilën Longwood. Atje ai dhe Napoleoni do të kishte visheshin si karrocierë, dhe do të arratiseshin gjatë natës.

Më pas do të zbrisnin nga shkëmbinjtë mbi atë karrige që lëvizej më anë të një çikriku, ku Napoleoni do të hipte në fillim në bordin e nëndetëses Etna, dhe pastaj do të transferohej tek nëndetësja tjetër Eagle. Ish-perandori kaloi gjashtë vjet në ishullin tejet të mbikëqyrur, në rezidencën e rinovuar në Longwood, ku vizitorët pyeteshin dhe kontrolloheshin vazhdimisht, para se të vdiste në majin e vitit 1821, me sa duket nga kanceri.

Sipas një skice të planit të Johnson të zbuluar në vitin 1835, përshkruhej nëndetësja Eagle 114-tonëshe me avull 30 metra e gjatë, së bashku me Etnën 23-tonëshe dhe rreth 15 metra të gjatë. Ato drejtoheshin nga 30 marinarë dhe 4 inxhinierë, të armatosur me 20 silurë, të cilat thuhej se qenë të mjaftueshëm për të shkatërruar numrin e anijeve që patrullonin ishullin.

Historia e Johnson, mbështetet edhe nga burime të tjera, me njërin prej tyre që daton në vitin 1823, dhe që pretendon se Jobhson kishte punuar më herët me inxhinierin amerikan Robert Fulton, i cili ia kishte shitur planet për një anije nënujore. Një ilustrim i vitit 1806 i mjetit të projektuar nga Fulton, kishte shumë ngjashmëri me nëndetësen e Johnson. Fulton kishte krijuar edhe një mjet të vogël eksperimental për francezët në vitin 1800, dhe kishte patur sukses.

Dihet se Johnson pati një nëndetëse të vërtetë në vitin 1820, por ka dyshime nëse Napoleoni e dinte që kishte një plan të tillë shpëtimi për të. Por Johnson u zbulua para kohe në lumin Tamiz në Londër, në përpjekje për të dale në det me nëndetësen e tij. Sipas një dëshmie, mjeti u dogj më pas nga autoritetet në Blekuoll, në lindje të Londrës .

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: arratisurNapoleoninëndetëseShën Helena

TË LIDHURA

Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale
Kryesore

Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale

18:21 | 09/03/2026
EMRI/ I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari
Aktualitet

EMRI/ I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari

17:03 | 09/03/2026
SPAK kundër propozimit të PS: Mos kufizoni hetimin e zyrtarëve
Aktualitet

SPAK kundër propozimit të PS: Mos kufizoni hetimin e zyrtarëve

16:18 | 09/03/2026
Next Post
A i plak gratë më herët pasja e një fëmije?

A i plak gratë më herët pasja e një fëmije?

Krijohet telefoni i parë pa bateri

Krijohet telefoni i parë pa bateri

Shtypi nga bota, 8 korrik 2017

Shtypi nga bota, 8 korrik 2017







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël
Showbizz

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

by mirseda
18:32 | 09/03/2026
0

ScreenshotDy motrat e njohura të Megi Pojanit, Ina Pojani dhe Marsi Pojani, kanë...

Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale

Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale

18:21 | 09/03/2026
Pas Kroacisë, Hungaria vendos mbrojtje për çmimin e karburanteve nga lufta në Lindjen e Mesme

Pas Kroacisë, Hungaria vendos mbrojtje për çmimin e karburanteve nga lufta në Lindjen e Mesme

18:15 | 09/03/2026
Putin: Rusia gati të furnizojë Evropën me energji nëse kërkohet

Putin: Rusia gati të furnizojë Evropën me energji nëse kërkohet

17:41 | 09/03/2026
NATO rrëzon raketë iraniane mbi Turqi, djali i Khameneit lider i ri

NATO rrëzon raketë iraniane mbi Turqi, djali i Khameneit lider i ri

17:17 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com