E diel, 24 Tetor, 2021
19.5 C
Tirana

Nami me drogën nga Shqipëria në Itali/Arrestohen 16 shqiptarë, mes tyre një femër

Policia italiane ka vënë në pranga 20 persona, të akuzuar për importin, posedimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës, përfshirë marijuanë, kokainë dhe heroinë. Midis të arrestuarve janë 16 shqiptarë, disa prej të cilëve jetojnë në Leçe, një turk dhe tre italianë nga Salento.

Hetimet nisën kur italiani Marzano Franchini, 44 vjeç, u kap në makinën e tij më 18 shtator 2014, duke transportuar më shumë se 1 kg heroinë. Për hetuesit, kjo ishte vetëm një pjesë e drogës që mbërriti në portin e Ankonës tetë muaj më herët, nëpërmjet një makine nga Turqia. Ndërsa një tjetër italian, Salvatore Giovanni Pacifico, 52 vjeç, akuzohet se ka mbajtur 53 kg marijuanë si dhe armë dhe municione, duke u dënuar me rreth 5 vite burg, shkruajnë mediat italiane.

Përveç tyre, para drejtësisë, pritet të dalin edhe shqiptarët Leonardo Aliu, 41 vjeç, Engjellushe Arapi, 57 vjeçe, Hasan Bibi, 34 vjeç, i dëbuar më herët nga Italia. Gjithashtu, pjesë e grupit janë edhe shqiptarët Auro Dule, 40 vjeç, Gentian Dule, 33 vjeç, Piro Hyskaj, 60 vjeç, të tre nga Vlora me banim në Leçe, Gentian Katreli i quajtur “Genti”, 44 vjeçar nga Durrës, me banim në Lece, Gëzim Kritha, i njohur “Gino”, 50 vjeç, nga Vlora, Abil Jaupi, i njohur si “Baci”, “Kadir”, “Habib”, 51 vjeç, nga Vlora; Revalid Lika, 36 vjeç, nga Vlora, Isak Muhameti, 29-vjeç, nga Vlora, Genti Mezini, i njohur si Gentian Mezinaj, 41 vjeç, nga Vlora, Jorg Naci, i quajtur “Mili”, 42 vjeç, si dhe Dario Profka, 29-vjeç, po nga Valona, por me vendbanim në Leçe.

Sipas dokumenteve të hetimit, të cilat nisin në vitin 2014, Marzano dhe Franchini janë pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, heroinë dhe marijuanë, që ka vepruar jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri, Turqi dhe Holandë. Ata shpërndanin drogë në Leçe, Salento, Lazio, Lombardia dhe Emilia Romagna. Shtetasi turk Hizir Civilek, 77 vjeç, me bazë në Brindisi, kujdesej për kontaktet me furnizuesit në Turqi, për të bërë transferimin e drogës në Itali.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...