Nagorno-Karabakh i kalon Azerbajxhanit, armenët djegin shtëpitë e tyre

Mijëra armenë etnikë kanë nisur shpërnguljen nga zonat përreth Nagorno-Karabakh. Gjithçka ka nisur pas firmosjes së marrëveshjes së paqes, ku rajoni iu kaluar Azerbajxhanit.

Ndërkombëtarisht rajoni është njohur si pjesë territorial e Azerbajxhanit, por është drejtuar që nga viti 1994 nga armenët etnike. Banorët e kombësisë armene kanë nisur djegien e shtëpive të tyre, si mënyrë që asnjëri prej pronarëve të rinj të mos strehohet në banesat e tyre.

Sipas marrëveshjes, Armenia duhet ta dorëzojë rajonin brenda datës 15 nëntor. Në muajin shtator u nis një luftë mes dy shteteve për këtë territor që u shënuan mijëra viktima.

Falë ndërhyrjes së Rusisë, Armenia pranoi që t’ia kalojë territorin azerëve. Ky vendim u shoqërua me shumë protesta nga ana e popullit armen, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit.