Sot, për të disatën herë, naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë. Kërkesa e tyre mbetet po e njëjtë: likuidimi i pagave të prapambetura.
Ata janë grumbulluar para prefekturës së Fierit dhe deklarojnë se do të rrinë aty deri sa të jepet një zgjidhje. Ata i kanë bërë apel bashkive Fier, Patos dhe Mallakastër që t’i mbështesin në kërkesat e tyre.
“Do presim deri të premten dhe nga e hëna do futemi në uzinë. Me leket tona do rifillojmë punën, jemi të bashkuar të gjithë, jemi punëtore të kualifikuar. Shteti t’i japë zgjidhje ose të shpallë falimentin dhe të ikim ose të rihapë punën”, thanë naftëtarët.