E hënë, 18 Janar, 2021
4 C
Tirana

“Na sillni përforcime”/Prokuroria sekuestron bisedat e radios së efektivit

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar të gjitha bisedat e raportuara në sallën operative nga efektivët e policisë, të cilët pretenduan se për 25-vjeçarin Klodian Rasha kishin njoftuar në radio, duke kërkuar edhe ndihmë e përforcime.

Të gjitha bisedat janë marrë nga sistemi TIMS, aty ku edhe regjistrohen dhe po zbardhen nga hetuesit e dosjes. Pas kqyrjes së provave, mbetet për t’u parë nëse versioni i efektivit është i vërtetë dhe nëse ata vërtetë kanë kërkuar përforcime në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha”, aty ku dhe u bë ndjekja e Klodian Rashës.

Tirana ishte në kaos mbrëmjen e djeshme, për shkak të protestave masive. Dorëheqja e Sandër Lleshajt nga posti i Ministrit të Brendshëm, nuk qetësoi aspak me qindra qytetarë që kishin dalë në protestë. Ishte kryeministri, ai i cili në një dalje të posaçme për mediat, dy ditë pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë “Shqiponja”, zbuloi se ministri Lleshaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

I pari i qeverisë shqiptare u shpreh se Lleshaj i kishte komunikuar dorëheqjen, pak pasi kishte ndodhur krimi, por sikundër u shpreh, kërkoi që diçka të tillë ta dëgjonte ballë për ballë nga vetë ai, sapo të kthehej nga SHBA.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gjuzi kërkon Ramën në Kuvend: Ka futur vaksina kontrabandë

Deputeti i opozitës, Kujtim Gjuzi ka replikuar me kryeparlamentarin Ruçi lidhur me ardhjen e vaksinës. Në nisje të seancën së parë për vitin 2021, Gjuzi...

Hajdari refuzon të votojë marrëveshjen e fshehtë me Pfizer: Si erdhën vaksinat?

Ka nisur me debate sesioni i ri plenar, ku në fokus kanë qenë, mes të tjerash, edhe marrëveshjet e shtetit shqiptar me kompanitë që...

Kryemadhi publikon listën, ja 13 kandidatët e LSI për deputetë në Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit. Kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi ka lënë pas kryedemokratin...

Ndryshimi i emrit dhe logos, zyrtari i Interit komunikon qëndrimin e klubit

U bë me bujë lajmi se Interi do të ndryshonte emrin nga “FC Internazionale Milano” në “Inter Milano” por edhe logon që nga stema...

A do trazojë ujërat në Rusi, rikthimi i krye-opozitarit Sergei Navalni?

Nga: Ekaterina Kotrikadze “Project Syndicate” Aleksei Navalni është gati të trazojë ujërat në muajin më “dembel” në Rusi. Ashtu si në kohën e Bashimit Sovjetik,...