E diel, 16 Janar, 2022
15.5 C
Tirana

“Na rrezikohet jeta dhe familja”, bëhen dy prokurorët që merren në mbrojtje

Merren në mbrojtje dy prokurorët e Elbasanit, Kreshnik Ajazi dhe Ridvan Sukaj.

Kreshnik Ajazi drejtuesi i kësaj prokurorie është marrë në mbrojtje që prej muajit nëntor të vitit 2020, pas ngjarjeve të verës se shkuar ku u pasuan me arrestimin e Erion Alibej. Ndërkohë Ridvan Sukaj është marrë në mbrojtje mëngjesin e kësaj të mërkure, pas arrestimit të Ardian Çapjas.

Kërkesa për marrjen në mbrojtje është bërë nga vetë prokurorët, ndonëse një fakt të tillë ata e kanë mohuar për median.

Kërkesa për mbrojtje është bërë me argumentin se u rrezikohet jeta dhe familja. Vendimi për mbrojtjen e tyre është marrë nga Komisioni për Mbrojtjen e Prokurorëve.

Kujtojmë se Ardian Çapja u arrestua dy ditë më parë në një operacion të organizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shteit, me ndihmën e RENEA-s. Ndërkohë u shpall në kërkim dhe vëllai i tij Florenc Çapja.

Vëllezërit Çapja akuzohen si të dyshuar për vrasjen e ndodhur në 2012-tën, ku së bashku me shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir).

Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Ardian Çapja alias Çopja, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Dyshohet se vrasja e bab e bir, është kryer për shkak të hasmërisë mes dy fiseve, që kanë dominuar prej vitesh qytetin e Elbasanit.

(R.G/Faxweb/al)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...