E premte, 28 Janar, 2022
5.5 C
Tirana

“Na presin 4 muaj të vështirë”, Manastirliu: Do vaksinohet 20% e popullatës

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ripërsëritur thirrjet për vetëndërgjegjësim, ndërsa theksoi në Kuvend se këto 4 muaj do të jenë mjaft të vështirë. Sa i takon vaksinave, Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen për sigurimin e tyre.

Fillimisht do të bëhet vaksinimi i grupeve në risk. Ajo zbuloi se fillimisht do vaksinohen 20% e popullatës.

Përpos mbajtjes së maskave, distancimit social, Manastirliu u shpreh se duhet të heqim dorë nga takimet e shumta familjare, pasi është një mundësi më shumë për të përhapur virusin.

“Fillimisht do vaksinohen 20% të popullatës. Do të jenë 1 milion e 140 mijë doza vaksina që do prokurohen nëpërmjet kësaj marrëveshje, duke pasur mundësi të financojnë 3 mln e 900 mijë dollarë dhe më pas të nisë vaksinimi kur ajo të jetë e disponueshme.

Do të sigurojmë çfarëdo bari dhe ilaçi për Covid-in deri sa të dalë kura. Deri në ato momente do na duhet të angazhohemi për zbatimin e rregullave. Ne shkopin magjik nuk e kemi. Vaksina ende nuk ka dalë. Do kërkojë kohën e vet për t’u shpërndarë, sepse ka edhe elementë të tjerë që lidhen me sigurinë.

Deri në atë moment kur kurat të jenë të disponueshme, ne do të na duhet që betejën tonë ta bëjmë çdo ditë duke zbatuar masat e thjeshta, duke fuqizuar sistemin shëndetësor dhe duke mos neglizhuar asnjë nevojë që kanë qytetarët dhe patjetër që një ditë virusi do të mposhtet.

Kemi nevojë të rezistojmë në këtë luftë të përditshme. Ta bëjmë këtë për mjekët dhe veten tonë. Ashtu sikurse ky akt i qeverisë do të miratohet me të gjitha votat e mundshme, për atë që sjell ky vendim që të garantojmë kufizimin e përhapjes së infeksionit.

Do e vlerësojmë vaksinën për popullatën në Shqipëri. Instrumenti që ne kemi sot është më i sigurt për mundësinë për ta pasur për vendet e riskuara. Nuk do të reshtim në strategjinë e vjeshtë-dimrit, vaksinimin.

Kërkohet angazhimi për të mos harruar rregullat e thjeshta. Do jenë 4 muaj të vështirë. Do kemi mundësi të heqim dorë nga takimet e shumta familjare, sepse është një mundësi më shumë për të përhapur virusin. Sot është koha për solidaritet me mjekët dhe infermierët”, tha ministrja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të...

Pas acarit, rikthehen reshjet e shiut. Si do të jetë moti për këtë fundjavë

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë, në pjesën më të madhe të...

Shp*rthimi në banesën e Dukës, 34-vjeçari i arrestuar me shenja dj*gie në dorë

34-vjeçari i arrestuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rezulton me shenja djegie në dorë....

Pa të dashurën me shokun e tij, detaje nga sherri me th*ka në Berat

Detaje të reja janë hedhur në dritë sa i takon sherrit me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në...

Faza e fundit e konfliktit dhe fati i “Foltores”

Nga: Ergys Mërtiri Pas muajsh tensione që degjeneruan deri në konfrontim fizik, përplasja Basha-Berisha po fillon të zbehet, ndërsa revolucioni i organizuar nga foltorja shkon...