E mërkurë, 20 Janar, 2021
0 C
Tirana

Na ndale frymën Kujtim Prodani

Nga: Milaim Zeka

Ty tu ndal zemra, e neve na u ndal fryma kur e morëm lajmin se paske ikur për në boten tjetër.

Herën e fundit që u takuam, folëm për një koncert në Prishtine. E kishe pikë në zemër të realizojë një gjë të tille. Flisje për Kosovën tamam sikur për nënën tende, te cilën e kujtoje ne çdo bisede. Te mbusheshin sytë me lot kur flisje për të dhe mezi prisje ta realizoje. Beme projekte, bëmë plane, thurëm ëndrra, por ti ike larg nesh e na le zemër thyer.

Tani po me mbushen sytë me lot tek po kujtoj që stinën e verës nuk do e kalojmë më bashke ashtu sikurse çdo vit.

Vajzat e mia nuk do me thonë më: Babi, po te thërret xhaxhi Kujtimi të pini nga nje birrë. Unë nuk do t’i shoh me duart e tua prej pianisti, duke hapur shishen me po aq art dhe kulture sa ç’u binin tasteve te pianos. Joni s’do ketë me xhaxhi Kujtimin qe i bie pianos vetëm për të dhe qe i shëron gishtin kur e lëndon.

As nena Flora s’do e ketë me kolonjarin e saj qe kuptoheshin me sy dhe thonin shume pa folur asnjë fjale. Do i mungosh familjes time po aq shume sa tendes, mikeshës tënde te dashur, dhe te gjithë miqve e dashamirëve të artit.

Pusho i qete, Maestro! Arti yt do jetojë përgjithmonë. Ne do të të kujtojmë deri në frymën e fundit.

Lexo edhe :   Rritet numri i të infektuarve në Kosovë, 5 viktima nga Covid-19

Lamtumire miku im i shtrenjtë!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...