E shtunë, 31 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Mykonos, ishulli i miliarderëve futet në karantinë

Mykonos, ishulli grek ku paraja dhe shampanja derdhen lumë, është futur në karantinë për shkak të rritjes së të infektuarve. Duke nisur nga sot deri më 26 korrik, do të ndalohet lëvizja pas orës 01:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit. Në ishullin e famshëm të “vip-ave” do të jetë e ndaluar muzika në lokale gjatë 24 orëve.

Njoftimi i Mbrojtjes Civile:

Ndalimi i qarkullimit nga 01:00 në mbrëmje deri në 06:00 në mëngjes, me përjashtim të arsyeve të punës dhe arsyeve të rënda shëndetësore. Ndalimi i muzikës përgjatë njëzet e katër orëve, duke filluar nga sot në 18:00.

Masat janë të vlefshme deri të hënën 26/7 në 06:00 në mëngjes me një rivlerësim të ndërmjetëm të situatës epidemiologjike.

Ne u bëjmë thirrje banorëve dhe vizitorëve të ishullit të zbatojnë masat, si dhe autoritetet e ishullit që të aktivizojnë menjëherë informacionin dhe mekanizmat e kontrollit për respektimin e tyre, në mënyrë që përhapja e virusit dhe Mykonos të mund të bëhet e kontrolluar dhe së shpejti situata të kthehet në normalitet.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përfundon aventura e Erkand Qerimaj, i 9-ti në renditjen e përgjithshme

Erkand Qerimaj ka dalë i 9-ti në renditjen e përgjithshme të peshëngritjes në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020”. Peshëngritësi shqiptar garoi në kategorinë deri në...

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...

Teatri/ Veliaj nga Tokyo: Vendimi nuk bie ndesh me atë të Kushtetueses

Nga Tokyo, kryebashkiaku Veliaj ka komentuar vendimin e qeverisë, që i kalon në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për "News24", Veliaj...