Aktualitet

Myftaraj: Stadiumi u zvogëlua me 11.300 ulëse që të përshtatej me kullën


               Publikuar në : 20:50 - 14/11/19 B H

Gazetari Kastriot Myftaraj ka zbardhur detaje të reja në lidhje me projektin e stadiumit të ri “Air Albania”.

Myftaraj u shpreh në emisionin e tij “Ju flet Moska” në Ora News, se stadiumi është zvogëluar me 11.300 ulëse, në mënyrë të tillë që të përshtatej me kullën.

“Stadiumi Arena Kombëtare përurohet në datë 17 siç e dimë në ndeshje me Francën. Dhe ka krijuar shumë debat kulla në një skaj të stadiumit. Kulla do të ishte diçka më pak problematike ose problematikë e thjeshtë sipas zgjedhjes së gjithësecilit për arsye estetike, nëse nuk do të kishte krijuar një problem struktutror në atë masë që të thuhet se stadiumi është ndryshuar si projekt që t’i përshtatet kullës. Nuk është që kulla do t’i përshtatet stadiumit. Nëse shihni me vëmendje kulla futet dhe pret dy nga tribunat e stadiumit, futet si pykë”, tha ai.

Kujtojmë se vetëm pak ditë na ndajnë nga përurimi i stadiumit të ri, në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT