E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

“Muzika e lartë përhap Covid-19”, Klosi: I qëndroj deklaratës

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi vijon t’i qëndrojë deklaratës që bëri disa muaj më parë, se valët e muzikës e transmetojnë më shumë Covid-19.

Në një intervistë në ”ABC’’, Klosi u shpreh se muzika e lartë në ambiente të mbyllura përbën rrezik për përhapjen e virusit.

Kjo sipas tij, pasi në kushtet e muzikës së lartë, njerëzit detyrohen të afrohen më shumë e të flasin me zë më të lartë, duke i çuar kështu më larg spërklat.

Po ashtu, ministri sqaroi se nuk është muzika ajo që vret, por kushtet që krijohen në kushtet e ambienteve të mbyllura, ku luhet muzikë me volum të lartë. Duke shtuar se qeshi me ata që bënë humor, Klosi theksoi se ka mbaruar për elektronikë, duke nënkuptuar se e di se për çfarë po flet.

“I qëndroj deklaratës për muzikën. Është shumë evidente, në vende ku ka muzikë të lartë nuk do duhet të rrihet. U kërkova ndjesë komunitetit të artistëve. Nuk të vret muzika, muzika, e lartë në ambiente të mbyllura, valët e muzikës, njerëzit flasin me zë të lartë, nuk duhet në vende të mbyllura me muzikë të lartë të qëndrojmë, ajo vala krijon. Kam mbaruar për elektronikë, e di si funksionon, qesha me ata që bënë humor.”, tha Klosi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...