E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Mutacioni i ri i Covid-19 ”fut” Britaninë e Madhe në karantinë

Britania e Madhe po përballet me një variant të ri të Covid-19, i cili mund të jetë rezistent ndaj vaksinave që po prodhohen aktualisht.

Ky mutacion u identifikua më 13 dhjetor në komunën e Kentit në Anglinë e jugut, dhe analizat fillestare të shkencëtarëve qeveritarë çojnë në përfundimin se ky virus po përhapet më me shpejtësi se variantet ekzistuese.

Kryeministri britanik, Boris Johnson gjatë një mbledhjeje me kabinetin, tha se varianti i ri është deri në 70% më ngjitës se ato të mëparshme.

Johnson njoftoi një mbyllje thuajse të plotë të Londrës dhe Anglisë juglindore, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda. Të gjithë dyqanet për artikuj jo të domosdoshëm janë të mbyllur dhe nuk lejohet lëvizja e banorëve nga Londra për në një pjesë të madhe të Anglisë juglindore dhe anasjelltas.

Shkencëtarët thonë se do të duhen dy javë për të kuptuar se si reagon ky virus ndaj vaksinës, por virologët shpresojnë se nuk do të jetë sjellë ulje të mbrojtjes imunitare për organizmin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...