Një studim i realizuar në shkollën për Higjienë dhe Mjekësi tropikale në Londër, ka zbuluar se varianti i ri i koronavirusit të zbuluar në Britani të Madhe, është 56% më infektues dhe shumë më lehtë i transmetueshëm tek të tjerët.
Sipas disa shkencëtarëve, ky lloj mutacioni do të përkeqësojë situatën e pandemisë në botë, pasi do ketë më shumë viktima dhe të shtruar në spitale, shkruan Forbes.
Megjithatë, ende nuk ka prova që sugjerojnë se lloji i ri është më i rrezikshëm, vdekjeprurës ose rezistent ndaj vaksinave të koronavirusit.
Shkencëtarët që qëndrojnë pas këtij studimi kanë njoftuar se masat e kufizimit dhe bllokadat që janë vënë në Britani të Madhe, mund edhe të mos ndalin përhapjen e mëtejme të virusit
Besohet se varianti i ri i koronavirusit është “përgjegjës” për rritjen enorme të rasteve të reja me Covid-19 në Britani të Madhe.