Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Mustafa Nano: Pse Arta Marku duhet të skualifikohet nga gara

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga Mustafa Nano

Prokuroria ka qenë një organ i centralizuar deri në momentin që u miratua Reforma në Drejtësi.

Kjo do të thotë që të gjithë prokurorët e Republikës kanë qenë vartës të kryeprokurorit. Kryeprokurori kishte në dorë të emëronte dhe të shkarkonte kryeprokuror. Kishte në dorë madje edhe të inkurajonte prokuror. Kishte në dorë madje që ai të pezullonte edhe çështje që duheshin pezulluar çështjet e hetimit.

Nuk është më kështu. Që nga momenti që u miratua Kushtetuta e re, Prokurori i Përgjithshëm nuk e ka më atë pushtet. Prokurorët e Republikës më në fund janë të pavarur. Janë absolutisht të pavarur prokurorët e Prokurorisë Speciale dhe Njësisë Speciale të Hetimit, që ne në terma publik i njohim si SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Në këto rrethana, beteja për të kapur postin e Prokurorit të Përgjithshëm është një betejë absurde, e kotë. Janë energji të çuara dëm. Në fakt, nuk është 100% kështu. Sidoqoftë, kryeprokurori do të jetë në krye të institucionit, do të jetë fytyra e institucionit, do të përfaqësojë institucionin në debatin publik. Përsëris, nuk ka rëndësinë që ka pasur.

Pushteti dhe rëndësia e sotme është shumë më e vogël se pushteti dhe rëndësia që ka pasur.

Debati është i fortë! Është si në kohët kur kryeprokurori kishte rëndësi. Loja është më institucionale dhe në lojë janë futur edhe strukturat e reja të krijuara si rezultat i reformës në drejtësi që është në rrugë e sipër. Kam parasysh Këshillin e Lartë të Prokurorisë që këtë procedurën e emërimit e ka çuar deri në fund.

Ka konkluduar me një listë të përbërë nga tre prokurorë. Kjo listë i ka shkuar Parlamentit dhe Parlamenti ka në dorë të vendosë një nga këta të tre. Emrat e listës janë Olsjan Çela, Asrta Marku dhe Fatjona Memçaj.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi doli publikisht dhe i kërkoi Parlamentit që të merrte në konsideratë renditjen që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë.

Që do thotë, Kuvendi sipas Ibrahimit duhet të emërojë Prokuror të Përgjithshëm, të parin në listë që është Olsjan Çela. Askush nuk e di se çfarë do të bëjë

Parlamenti dhe nëse do të emërojë të dytin apo të tretin. Vendimi është sovran sepse i njihet nga Kushtetuta.

Doja t’i bëja një thirrje Kuvendit që të mos emëronte Arta Markun.

Nuk kam asgjë kundër Arta Markut, nuk e kam ndjekur me vëmendje punën e saj, madje në disa situata e kam mirëkuptuar sepse ka qenë e sulmuar, e anatemuar, por për arsye të tjera, që nuk kanë të bëjnë as me formimin profesional, as me integritetin moral, që nuk vihet në diskutim nga askush. Arsyetimi që unë bëj, është një tjetër.

Që nga momenti që është zgjedhur e Prokurore e Përgjithshme përkohshme ka qenë e kontestuar që në fillim fare. Sidomos në fillim, ajo ka qenë e kontestuar.

Kam parasysh rrethanat parlamentare kur ajo u zgjodh. Pati bomba të çuditshme, edhe shashka, derisa u detyrua që prokurorja e Përgjithshme të mbante një fjalim me urgjencë derisa u largua sikur po largohej nga një front lufte.

Unë mendoj që Shqipëria nuk ka luksin të zgjedhë në krye të Prokurorisë një njeri që kontestohet fort dhe egërsisht nga njëra palë. Sidomos në këtë moment qetësie që ekziston në mjedisin politik shqiptare, do ishte e padrejtë, mungesë përgjegjshmërie nëse do zgjidhej një prokuror që do të ishte i kontestuar nga njëra palë dhe kjo është arsyeja që unë mendoj se Arta Marku nuk duhet të zgjidhet si kryeprokurore.

Në të njëjtën kohë, unë i uroj sukses të plotë në karrierën e saj Arta Markut si juriste.

Unë mendoj që duhet skualifikuar, jo për arsye që kanë të bëjnë me formimin e saj dhe integritetin e saj moral, por duhet skualifikuar sepse ajo ishte pafat, u bë kryeprokurore e përkohshme në një moment të gabuar, mund të ishte vendimi i gabuar i saj apo disa të tjerëve, nuk ka rëndësi kjo.

Pikërisht për shkak të kësaj situate për të cilën u zgjodh dhe funksionoi, ajo nuk mund të zgjidhet më. Zgjedhja e saj do të përjetësonte sherrin politik midis palëve. Pikërisht, kjo duhet shmangur. /Monolog në “Provokacja” në Abc News

Gjithashtu mund të lexoni:

I anuluan shfaqjen/ Mustafa Nano sfidon live shkodranët: Më prisni

“Mua më merr të keqen”, Rama ‘ia mbledh’ Mustafa Nanos

 

Tags: Arta Markugaramustafa nanos’kualifikohet

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Nishani u ‘nxjerr bojën’: Disa zonja kanë marrë 4 në provimin e Magjistraturës

Protestat antiqeveritare në Iran, mbi 100 persona ndërrojnë jetë

Meta do shpërndajë Parlamentin? Ja çfarë thotë Bamir Topi







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

by mirseda
21:46 | 09/06/2026
0

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, u ka kërkuar forcave të huaja të largohen nga Ngushtica e...

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026

Rama në 35-vjetorin e PS: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

21:18 | 09/06/2026

Rama: Kur erdhëm në pushtet s’kishte flamingo, pelikani kaçurrel u masakrua

21:05 | 09/06/2026

Balluku nga Fieri: Ky është kryeqyteti i PS, në maj 2025 shkruam historinë

21:00 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com