Murrizi: Vaksinimi i personaliteteve është një mentalitet marksisto-leninist

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi u shpreh se populli në 3 palë zgjedhje nuk ka zgjedhur deputetë, por ka votuar partinë dhe në listë ka pasur vemje dhe njerëz pa pigment.

Për Murrizin, amoraliteti i politikës qëndron tek partitë që predikojnë mos shit-blerjen e votës tek ai fshatari, por ftojnë nga partia tjetër figura.

Myslim Murrizi: LSI në vitin 2013-2017 a nuk ishte, jo kolonë e mirë, por dru mullari si patericë që mbajtur në pushtet Edi Ramën dhe gjuajtën demokratëve në çdo cep të Shqipërisë?  Në vitin 2009-2013 a nuk qe dru mullari LSI për qeverisjen e PD-së? Kur e bëjnë këta të mëdhenjtë quhen lider, kur e bëjnë të vegjlit nuk quhet. Si mund ta pranojë një anti-komunist që është heq nga LSI-ja që të votojë këtë parti se ka qejf Basha. Kjo nuk ka të bëjë me partinë që drejtojë unë. Unë nuk e di se për çfarë deputetësh e ka Rama.

Populli në 3 palë zgjedhje nuk ka zgjedhur deputet, por ka votuar partinë dhe në listë ka pasur vemje dhe njerëz pa pigment, turmë amorfe. Kur e kanë bërë këta baballarët e kombit, pse mos e bëjnë këto. Ky ligj i ri ka edhe votat e kandidatëve. 

Në ”RTV ORA”, Murrizi tha se vaksinimi i personaliteteve është një mentalitet marksisto-leninist bolshevik.

Myslim Murrizi: Këta çfarë nuk i kanë thënë njëri-tjetri. I kanë thënë vrasës, kriminel. Janë sharë me libër shtëpie, nënë, motër dhëndurë, çfarë nuk i kanë thënë. Mendjen e kokës e kanë personale këta. Ai thotë jam gomar e mesa duket nga aty është nisur ky për kontroll nga mentë e kokës.

Vaksinimi i personaliteteve është një mentalitet marksisto-leninist bolshevik. Këta e kanë Marksin në bark më shumë se sa kanë stomakun. Kush je ti që kërkon t’i ndash qytetarët të kategorisë A dhe B. Le t’u lidhë pension nëse do ose t’i dekorojë.