E martë, 25 Janar, 2022
-4.5 C
Tirana

Murrizi: Pranojmë edhe draftin e Bashkimit Sovjetik nëse kërkon lista të hapura

Kreu i grupit Parlamentar Demokrat, Myslim Murrizi, është shprehur se do të mirëpresë çdo propozim për sa kohë ajo kërkon hapjen e listave.

Në një prononcim për mediat pas bojkotit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, Murrizi tha se shpreson se mbledhja e ditës së nesërme mos të shtyhet “për shkak se përkon me festën kombëtare të Kinës”.

“Kërkojmë atë që kemi kërkuar prej 19 muajsh në Kuvend. Është hera e parë që të mëdhenjtë në Kuvend erdhën te propozimet e opozitës parlamentare. Pas kërkesës sonë maxhoranca pranoi të tërhiqej nga mbledhja e sotme për diskutuar propozimin tonë në emër të 11 deputetëve.

Edhe draft i Bashkimit Sovjetik nëse kërkon hapjen e listave duhet të merret dhe të shikohet. Jo më i PD. Ne kemi pasur një kërkesë vetëm për hapjen e listave që qytetarët të dinë se kë do votojnë. Opozita jashtë parlamentare e ka deputetin që i sjell draftin në Kuvend. Tashmë opozita ka zgjedhur Gjiknurin. Ai sjell draftet që mblidhen më pas në Këshillin Politik. Shpresoj të mblidhen dhe të mos e anulojnë për shkak se nesër është festa Kombëtare e Kinës. ne e kemi draftin tonë dhe mirëpresim propozim nga cilido subjekt politik”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...