E martë, 23 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

Murrizi: Nëse mazhoranca shkel listat, do ankimoj në Kushtetuese

Deputeti Myslim Murrizi, tha se nëse mazhoranca shkel kushtetutën dhe shkel hapjen e listave, ai do ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Nëse mazhoranca shkel kushtetutën dhe shkel hapjen e listave, unë do ta ankimojë në gjykatën kushtetuese. Por unë besoj se kjo mazhorancë nuk ke ka luksin të dalë kundër interesit të shqiptarëve të cilët aspirojnë që të futen në BE. Një nga kushtet e çeljes së negociatave është edhe implementimi i reformës zgjedhore. Këshilli politik është një organ kopil që edhe sot e kësaj dite nuk i dihet baba. Nuk dihet se kush e ka ngritur. Unë sot i kërkova drejtpërdrejt këshillit politik që secili prej tyre që do t’i drejtohet OSBE-së edhe pa frymën e Gjiknurit. Unë nuk di që OSBE-ODHIR të pranojë letra pa firmën e Damianit”, tha Murrizi.

Murrizi tha se politikanët tanë prej 71 vitesh nuk bëjnë dot asgjë vet, ndërsa partitë janë të mbytura në zullume, Gjiknuri për të qëndruar në pushtet, ndërsa Vasili dhe Bylykbashi duan të vijnë në pushtet pas 8 viteve opozitë.

“Qysh kur është krijuar PKSH-ja, politikanët spurdhjakë shqiptarë nuk kanë marrë as frymë pa i marrë për veshi ndërkombëtarët. Kanë 71 vite që janë me brekë nëpër këmbë. Ky është turp i politikës shqiptare dhe këtë ia lejojnë vetes se janë të mbytur me zullume. Damiani do të gjejë një çelës kopil që të rrijë në pushtet, ndërsa Petriti dhe Oerdi duan që të vijnë në pushtet se kanë 8 vite në opozitë”, u shpreh Murrizi për Ora News.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mediu i jep fund dyshimeve: Marëveshja me Bashën do bëhet

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se negociatat me Kryedemokratin Lulzim Basha po vazhdojnë dhe sipas tij mes tyre do të ketë...

Si vdekja e një vëllai nxiti një revolucion

Në një qytet provincial të përgjumur, lindi një djalë me emrin Vladimir Uljanov. Kur të rritej ai do të luante një rol të madh...

Itali/ Kapet me 300 mijë euro drogë biznesmeni shqiptar (Emri)

Një shqiptar i identifikuar si Dorian Resili, ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ky i fundit ëstë kapur me drogë, e cila...

Shëndetësia/ Hajdari: Mjekët paradite punojnë në publik, pasdite në privat

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha bëri shumë bujë në opinionin publik, pasi ajo kishte liruar nga burgu disa persona të dënuar me burgim të...

Nuk vuani aspak nga i ftohti gjatë dimrit? Ja çfarë e shkakton këtë gjë

Shumica prej nesh,detyrohemi të përjetojmë një periudhë me mot të ftohtë për të paktën një pjesë të vitit. Dhe një studim i ri ka...