Politikë

Murrizi “lëshon” gjuhën: Rama dhe Basha ta bëjnë ‘dasmën’ bashkë që të kursejnë…


               Publikuar në : 19:56 - 18/09/19 Enno

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka reaguar lidhur me ftesën e bërë publike nga kryeministri Edi Rama drejtuar Lulzim Bashës dhe aleatëve të tij opozitarë, ku u kërkonte të dialogojnë për Reformën Zgjedhore.

Përmes një statusi në “Facebook”, teksa e cilëson veprimin e Ramës si “propozim martese” për Bashën, ironizon duke u shprehur se të bëjnë një ‘dasmë’ në mënyrë që të ndajnë kursimet bashkë.

“Prandaj dy rruge keni o “dashnore” permanent te talljes me votën e qytetareve shqiptare dhe ju qe mendoni se jeni pronar te karrigeve te parlamentit.

Ose uleni b**** ne toke dhe shikoni rreth e rrotull se sa ju vijne nga pas, e se sa do mundeni se bashku ti shpetoni drejtësisë per zullumet qe keni bere. Ose hapni fushaten e “donatoreve” qe te grumbulloni para te botes se krimit”, shkruan mes të tjerash Murrizi.

Postimi i plotë:

Meqenese Rama i propozoi Bashes sot per “ martese” per here te tete pas 7 letrave te dashurise dhe qe ta bejne “ dasmen” bashke qe te kursejne shpenzimet

te gjithe deputetet qe nuk njohin si sekretar te pare as Ramen as Bashen, u mblodhen per te konsoliduar qendrimin per MDRYSHIMIN E SISTEMIT ZGJEDHOR

Prandaj dy rruge keni o“ dashnore” permanent te talljes me voten e qytetareve Shqiptare dhe ju qe mendoni se jeni pronar te karrikeve te parlamentit

Ose uleni b ne toke dhe shikoni rreth e rrotull se sa ju vijne nga pas, e se sa do mundeni se bashku ti shpetoni drejtesise per zullumet qe keni bere

Ose hapni fushaten e “ donatoreve” qe te grumbulloni para te botes se krimit apo “ oligarkeve” qe ju jepni miliona kur jeni ne pushtet, dhe filloni “ gjuetine” ne kuvend per blere ke te mundeni qe te votoj sipas “dashurise” tuaj te vjeter.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT