E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Mungon Kosova/Vuçiç: Më ka ardhur në majë të hundës që të japim justifikime

Presidenti Serb Aleksandar Vuçiç u tregua mjaft i drejtpërdrejtë ndaj atyre që nuk marrin pjesë në nismën “Open Balkan”, duke u shprehur se nuk ka pse ti kërkojnë falje atyre shteteve që nuk marrin pjesë, pasi faji sipas tij, nuk është i Serbisë, Maqedonisë së Veriut apo dhe Shqipërisë.

Ndonëse nuk i përmendi shtetet konkrete, Vuçiç dha sinjalet drejt Kosovës, që është më e ashpra në argumentet e paraqitura në refuzimin e nismës, duke e cilësuar si një favorizim të Beogradit. Veç Kosovës, jashtë kësaj nismeje janë Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina. Vuçiç sqaroi se nëpërmjet nismës së “Open Balkan” do të zgjerohet tregu i punës për të tre vendet pjesëmarrëse në këtë iniciativë. Në vija të përgjithshme, ai sqaroi se kjo është një nismë gjithëpërfshirëse.

“Për lejet e punës, psh fabrika që ne kemi dhe në Maqedoninë e Veriut, kishin nevojë për inxhinierë që të bënin disa trajnime me punëtorët tanë atje. Dhe ishte shumë e vështirë të nxirreshin lejet e punës, ndërsa tani ne nuk do na duhet të bëjmë asgjë, sepse ata janë të mirëpritur në Serbi sikurse edhe punonjësit tanë në Maqedoni.

Ne do ta zgjerojmë tregun e punës, do tërheqim më shumë biznese nga perëndimi apo lindje, pasi do u ofrojmë atyre një krah pune dhe njerëzit tanë mund të lëvizin aty ku është puna. Kjo është e rëndësishme edhe sa i përket thithjes së investimeve, dhe kjo është baza e një zhvillimi më të mirë ekonomik të të tre vendeve tonë në të ardhmen. Biznesi për kompanitë e përfshira, do të bëhet më e lehtë, tregtia do të jetë më e lehtë.

Ne të tre sëbashku, ose të gjithë sëbashku do të duhet të diskutojmë hapat e mëtejshëm, pasi njerëzit duan të shohin rezultate dhe duhet t’i bëjmë gjërat më shpejt. Në muajt në vijim, ne duhet të organizohemi në mënyrë që në sezonin e verës të shohim që qytetarët e vendeve tona të kenë 5% ulje në dyqane, hotele apo restorante të ndryshme dhe besoj se kjo mund të subvencionohet nga shteti.

Lexo edhe :   Meta shpërndan dekorata në "21 Janar", Rama: Tallet me qytetarët!
Lexo edhe :   Meta shpërndan dekorata në "21 Janar", Rama: Tallet me qytetarët!

Ky është një proces gjithëpërfshirës, dhe ne e kemi bërë të qartë. Më ka ardhur në majë të hundës që duhet të japim justifikime për hiç gjë, a thua se kemi bërë një gjë të gabuar ndaj atyre që nuk janë bërë pjesë e kësaj iniciative. Ne nuk kemi pse i kërkojmë ndjesë atyre që nuk duan të bëhen pjesë. Por do të jetë e vështirë për ata që t’u shpjegojnë qytetarëve të tyre, se përse nuk janë pjesë e kësaj iniciative”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...