Ish-kryeministri Berisha nuk është prezent në protestën e thirrur nga kreu i Partisë së Lirisë, që po zhvillohet tek inceneratori i Tiranës.
Nga PD-ja janë Edmond Spaho, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Jamarbër Malltezi.
Deputetët e grupimit të Enkelejd Alibeajt nuk do të marrin pjesë në këtë protestë, duke vijuar distancimin nga Ilir Meta.
Kujtojmë se kjo është protesta e parë e kësaj force politike, në atë që kryetari Ilir Meta e ka cilësuar si aferën më të madhe të korrupsionit dhe vjedhjes së qytetarëve.