E shtunë, 23 Janar, 2021
9 C
Tirana

Mungesa e pasagjerëve, transporti urban në Tiranë drejt rimbylljes

Në ditën e tretë të lëvizjes së autobusëve në Tiranë janë hasur disa problematika që konstatohen si nga vetë qytetarët ashtu edhe nga shoqatat e transportit publik.

Kjo e fundit paralajmëron rimbylljen, pasi të ardhurat nuk justifikojnë shpenzimet.

“Me këtë numër të reduktuar pasagjerësh që ne kemi, çdo operator ka të ardhura të munguara në fund të ditës, të cilat nuk justifikojnë shpenzimet. Automatikisht kjo të çon drejt rimbylljes”, shprehet për “A2” Rixhin Qoshja, kreu i shoqatës së transportit publik.

Por si ka qenë situata e transportit me urbanë, në 3 ditët e para?

Ditën e hënë, qytetarët ankoheshin për mosrespektimin e masave të sigurisë.

Punonjës të bashkisë së Tiranës inspektonin në brendësi të autobusëve për vendosjen e maskës, ndërsa numri i pasagjerëve ishte i ulët, ndonëse ishte fillimjavë dhe pritej fluks lëvizjesh.

Ditën e martë, punonjësi i bashkisë ishte dislokuar në Kombinat.

Qytetarët e Kombinatit që përdorin autobus duket se ishin të ndërgjegjshëm për respektimin e masave të sigurisë.

Edhe në linjën e Tiranës së Re, vihej re një numër i ulët pasagjerësh, ndërsa duhej më shumë se 30 minuta për të mbërritur autobusi i radhës.

Linja e Institutit të Kamzës funksiononte gjithashtu me 50% të kapacitetit, ndërsa ata që uleshin në një sedilje, e kishin një arsye.

Në Unazë kishte mungesë qytetarësh dhe për rrjedhojë distanca fizike ishte e siguruar. Situata ndryshonte disi mëngjesin e kësaj të mërkure, ku kishte edhe qytetarë që nuk gjetën vende, por detyroheshin të qëndronin në këmbë, siç ndodhte me linjën e Kamzës apo të Kombinatit. /A2

Lexo edhe :   Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...