E diel, 27 Shtator, 2020
13 C
Tirana

“Mundësi për të shkruar historinë”/Ambasada amerikane bën thirrjen e rëndësishme

Më të lexuarat

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

Debati: Sa duhet të zgjasë karantina për të sëmurët me Covid-19?

Pas një vere relativisht të qetë, të paktën në Evropë, rastet e reja me koronavirus nisën të shtohen nga pak kudo. Për shembull në...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

“Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha”, Rama i përgjigjet Berishës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, se kreu i qeverisë hoqi dorë nga kandidimi në Durrës pasi mori vesh se...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

Vajza e Sabianit pozon topless, e fotografon i ati

Vajza e këngëtarit të njohur Sabiani, Keisi Medini, ka publikuar së fundmi disa foto e shtrirë në krevat dhe duke pozuar topless. E menjëherë pas...

VIDEO/ Përmbytje me verë të kuqe, momenti kur shpërthen depozita prej 50.000 litrash

Një depozitë prej 50 mijë litrash me verë të kuqe ka shpërthyer sot në një karantinë në Spanjë, duke e kthyer vendin përreth në...

E bujshme, zbulohet lidhja e Fjolla Morinës me biznesmenin që e shoqëronte

Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua pak ditë më parë në Morinë bashkë me dy personat që e shoqëronin, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim...

U gjet pranë nënës së vdekur, ja si është gjendja e 10-vjeçares në Pogradec

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Pogradec. Fëmija i gjetur pranë nënës është vajzë rreth 10 vjeç. Ajo ndodhet në gjendje...

Ambasada amerikane në Tiranë bën thirrje për të aplikuar për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada thekson se çdo person që plotëson kriteret minimale të përcaktuara nga ligji i SPAK, mund të aplikojë për këtë pozicion.

“E dini se çfarë ju nevojitet për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse. Çdo person që plotëson kriteret minimale të përcaktuara nga ligji i SPAK, mund të aplikojë për këtë pozicion. Bëni përpara dhe aplikoni tani! Kjo është mundësia juaj për të shkruar historinë”, shkruan ambasada në postimin e saj.

Gara për kreun e BKH-së

Prokuroria e Posaçme dëshiron të punësojë një kandidat të përshtatshëm për t’u emëruar si Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit është përgjegjës për funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Drejtori mbikëqyret nga një komision i përbërë prej tre prokurorësh të Prokurorisë së Posaçme, njëri prej të cilëve është drejtuesi i saj dhe dy të tjerët zgjidhen çdo vit me short.

Sistemi i përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së është një proces sfidues mendor dhe fizik, i hartuar për të përzgjedhur kandidatin më të aftë. Personi që do të përzgjidhet nga ky proces, do të jetë pjesë e një grupi elitë që mbështet Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorët e Posaçëm, të cilët do të hetojnë veprat penale nën juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oragnizuar.

Çfarë duhet të dini para se të aplikoni

Për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të BKH-së, kandidati duhet të plotësojë kriteret dhe kushtet ligjore të paraqitura më poshtë:

-Kandidati duhet të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barazvlefshme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor;

-Kandidati duhet të ketë eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo i Policisë Gjyqësore, ose Hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;

-Kandidati duhet të ketë të paktën 5 vjet përvojë pune në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;

-Në rastet e punonjësve aktualë apo të mëparshëm të Policisë së Shtetit, kandidati duhet të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”;

Lexo edhe :   Kryeministri i emëruar i Libanit largohet nga posti
Lexo edhe :   Kryeministri i emëruar i Libanit largohet nga posti

-Kandidati nuk duhet të jenë në hetim apo gjykim për një vepër penale dhe në kushtet e pazgjedhshmërisë në një funksion publik sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” ;

-Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur pozicione politike në administratën publike ose funksione të tjera drejtuese në partitë politike të paktën gjatë dhjetë viteve të fundit përpara momentit të kandidimit;

-Kandidati duhet të kenë marrë vlerësim maksimal për aftësitë profesionale, etike dhe integritetin moral, nëse i është nënshtruar vlerësimeve të mëparshme, sipas legjislacionit në fuqi;

-Ndaj kandidatit nuk duhet të jetë marrë asnjë masë disiplinore “shkarkim nga detyra” ose masa të tjera të marra kundër tij/saj, të cilat janë ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e kandidimit;

-Kandidati nuk duhet të kenë qenë dhe duhet të mos jetë bashkëpunëtor, informator apo agjent i ndonjë shërbimi inteligjent;

-Kandidati, për periudhën 29.11.1944 – 07.02.1991 nuk duhet të kenë qenë anëtar apo kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i degëve të punëve të brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim  – Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në procese politike të posaçme;

-Kandidati dhe anëtarët e afërt të familjes së tij/saj duhet të plotësojnë dhe nënshkruajnë deklaratat për heqjen dorë nga privatësia, në mënyrë që nëse ai/ajo emërohet, komunikimet elektronike dhe llogaritë bankare të kandidatit dhe familjarëve të tij të jenë subjekt i monitorimit sipas përcaktimeve të neneve 3 dhe 6 të Ligjit Nr. 95/2016;

-Kandidati do t’i nënshtrohen një procesi rigoroz trajnimi dhe do të emërohet si Drejtor i BKH-së vetëm pas përfundimit me sukses të të gjitha aspekteve të programit të trajnimit.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Në rrezik nga pandemia”/ Ministri spanjoll paralajmëron masa më të ashpra

Qeveria spanjolle ka paralajmëruar shtim masash në Madrid, duke e cilësuar si tepër të rrezikshme situatën nga pandemia. Të premten, autoritetet në Madrid vendosën të...

Aksident në Berat/ Mjeti me të cilin udhëtonin dy vajza i pret rrugën Volkwagen-it

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Beratit, teksa një automjet tip Benz është përplasur me një makinë tip...

Kryeministri i emëruar i Libanit largohet nga posti

Moustapha Adib nuk ishte në gjendje të formojë një qeveri të re për të zëvendësuar qeverinë që dha dorëheqjen pas shpërthimit vdekjeprurës masiv në...

Ajo që ndjen dhe ajo që ëndërron Berisha

Nga Mero Baze Sali Berisha ka një ndjenjë dhe një ëndërr për këto zgjedhje. Ndjenja është se Edi Rama do t’i vjedhë zgjedhjet, kurse ëndrra...

Biznesi me shëndetin: Ja sa fitojnë kompanitë e prodhimit të ilaçeve

Të gjithë mezi po presin daljen e vaksinës së duhur kundër Covid-19. Por pandemia ka nxitur edhe akuza ndaj industrisë farmaceutike, se ajo është...