E martë, 2 Mars, 2021
2 C
Tirana

“Mua më kanë torturuar”, Albërie Hadërgjonaj sherr në emision me Arkiva Shqip

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka ndërprerë kontratën e saj me kompaninë që i menaxhonte kanalin e saj në YouTube, me pretendimin se po përfitonin nga puna e saj. Ajo njoftonte me anë të postimeve në rrjetin e saj social Instagram, se është duke festuar shkëputjen nga Arkiva Shqip, dhe madje ka kontaktuar edhe avokatin e saj në SHBA për t’u marrë me çështjen.

 

View this post on Instagram

 

Duke festuar shkeputjen e cdo bashkepunimi me ARKIVASHQIP Shume artista shqipetare kan bere te njejtin veprim duke demtuar veten dhe duke pasuruar agent te ndryshem… Te gjitha kenget e mia i gjeni te kanali Alberije Hadergjonaj. @arkivashqip perveq se marrin me shume se ti per djersen tende ata ne moment qe nuk don te bashkepunosh me ta te fshin te gjithe historikun e karrjeres tende. Une si shtetase Amerike kam marr nji avokat per kte qeshtje… Si artiste me shume vite histori ju them te beni kujdes sepse ju kushton shuuume,dhe nuk merrni asgje ne kembim.. Tani kenget jan pa klikime por se kam problem fare sepse klikimet nuk te bejn artist!!! Se shpejti kenge te reja 🥂

A post shared by Alberije Hadergjonaj🎤 (@alberije_hadergjonaj) on

Por kjo çështje e nxehtë nuk është lënë me kaq. Pasditen e djeshme, në emisionin “Ftesë në pesë” ishin të ftuar Albërie Hadërgjonaj dhe drejtuesit e Arkiva Shqip, Anxhela dhe Aldori.

Ata janë përballur LIVE, ndërsa biseda e tyre degradoi në sherr. Albëria tha se nuk ka bërë asgjë kundër kompanisë. Ajo i akuzoi për shfrytëzim dhe keqpërdorim të emrit të saj.

“Unë nuk kam bërë asgjë kundër tyre. Ato kane bere kundër meje. Kam qene shume transparente gjithmonë, jam jo shume mire emocionalisht sepse e gjithë kjo u degradua shume.

Unë nuk kam fyer artistë, ajo fjale ka dale ne bisede me këto. Këto kanë thëne që Shqipëria është mbushur me k*rva që këndojnë. Prandaj thashë mbani ato që kanë aty. Nëse dikush është fyer, i kerkoj falje. I kërkoj falje publikut! Mua më kanë torturuar. Këto kanë dëmtuar emra të mëdhenj. Më keni shfrytëzuar, keqpërdorur”, tha Albëria.

Nisur nga deklarata e saj, Aldori zbuloi se në tetë vitet e fundit Albëria ka marrë 3.200 euro në llogarinë bankare. “Ne tetë vitet e fundit ka marrë 3200 euro në llogarinë bankare. Dhe i bie 30 euro ne muaj”, tha ai.

Sipas Anxhelës, kompania i ka ofruar Albëries që t’i mbante këngët (të cilat janë fshirë nga ky kanal), por këngëtarja donte që t’i mbante në dy kanale njëkohësisht dhe kjo nuk ishte e mundur.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Covid-19/ Brataj: Treguesit janë brenda normave, ora e darkës ishte e tmerrshme

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ishte i ftuar këtë të hënë në A2 nga ku foli për situatën e pandemisë në vendin tonë...

Kryemadhi: Do denoncoj me fakte si Rama manipuloi zgjedhjet e 2017-ës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Opinion”, pasi u shpreh se brenda 2 ditësh do të denoncojë...

Kryemadhi: Me marrëveshjen e sotme, Rama nuk del as i katërti në zgjedhje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se marrëveshja e sotme e nënshkruar mes PD-së dhe LSI-së, i ka hequr të drejtën Ramës për...

Berisha: Basha do të marrë 25-26 mandate në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha beson se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do marrë më shumë vota se ai vetë kur drejtonte këtë forcë politike. I...

Mbërrijnë mbi 15 mijë doza nga Pfizer, Rama: Bëni durim

Mbrëmjen e sotme mbërritën 15 mijë e 210 doza të vaksinës anti-covid nga kompania Pfizer. Pasi fillimisht Ministria e Shëndetësisë deklaroi se u shty ardhja...