Foto Galeri

Mozzik tregon si ndihet pas ndarjes nga Loredana (FOTO)


               Publikuar në : 15:50 - 27/10/19 M S

Pas shumë zërave që qarkullojnë në mediat rozë për një ndarje, Mozzik ka konfirmuar në ‘Shiko kush Luan’ se marrëdhënia e tyre ka mbaruar paqësisht.

Reperi tha se gjithmonë do ruajë një lidhje të fortë me Loredanën, pasi i bashkon vogëlushja Hana.

Po ashtu ai ka treguar se Loredana është e vetmja femër që ai ka marrë seriozisht, dhe se është dashuria e tij më e fortë. Gjatë emisionit, Mozzik ka zbuluar dhe si ndihet në këtë periudhë të jetës së tij, pas ndarjes nga Loredana dhe gjithçkaje tjetër.

Gjatë rubrikës ‘Thuaje ose haje’, Mozzikut i është drejtuar një pyetje e tillë nga i vëllai, Getinjo (i cili ishte po ashtu i ftuar): ‘Mozzik, le të themi që jeta jote nuk është aspak e mërzitshme, si po e përjeton gjithë këtë situatë?”.

“Çdo person ka ulje-ngritje në jetë besoj, por jeta ime është për momentin e lumtur, jam i lumtur”, është shprehur Mozzik.

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT