E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

Motra e Michael Jackson flet hapur: Nuk dua të jem bashkëpunëtore e krimeve të tij ndaj fëmijëve

Një intervistë e 26 viteve më parë e realizuar për “MTV” ka dalë në dritë këto ditë në shtypin rozë. Protagoniste është motra e Michael Jackson, e cila pranon se nuk mund të heshtte më mbi një çështje që e ka shqetësuar prej vitesh

“Michael është vëllai im, e dua shumë, por nuk mundem dhe nuk do të jem bashkëpunëtore e heshtur e krimeve të tij kundër fëmijëve të vegjël dhe të pafajshëm. Nëse mbetem e heshtur atëherë do të thotë të ushqej fajin dhe poshtërimin që këta fëmijë ndjejnë dhe mendoj se është shumë e gabuar”, thotë LaToya në intervistën për MTV të publikuar në vitin 1993.

Kjo intervistë mësohet se është regjistruar pas akuzave që bëri babai i 13-vjeçarit Jordy Chandler kundër legjendës së muzikës “pop”. “Tani ndaloni dhe mendoni për një sekondë dhe më thoni, çfarë bëri një 35-vjeçar që mori një djalë të vogël dhe qëndroi me të për 30 ditë? Dhe merr një djalë tjetër dhe qëndron me të për pesë ditë në një dhomë dhe nuk largohet kurrë nga dhoma? Sa prej jush janë 35 vjeç?

Sa do të merrnin fëmijë të vegjël dhe të bënin këtë gjë? E dua vëllain tim, por është e gabuar. Unë nuk dua të shoh këta fëmijë të lëndohen”, thotë LaToya. 62-vjeçarja LaToya është e vetmja që ka pranuar deri më tani pedofilinë e Jackson, ndërsa tregoi se paguheshin çeqe me shuma të mëdha për t’u mbyllur gojën familjarëve të të abuzuarve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...