Pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që në pjesën e dytë të ditës të ketë shtim të vranësirave, ku pritet që vranësirat të sjellin reshje të pakta shiu gjatë pasdites, në zonat veriore dhe lindore.
Por orët e mbrëmjes sjellin përmirësim të motit. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë, duke u luhatur nga 14 gradë Celsius deri në 37 gradë Celsius.
Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar dallgëzim deri në 2 ballë.